E diel, 18 Prill, 2021

Shoqata “Nënë Tereza” nga Concordia Saggitaria (VE) organizoj mbrëmjen Oda Shqiptare

Në mbrëmjën e së shtunës së 7 Majit 2016-të, në lokalitetin Concordia Saggitaria, Sh.K. "Nënë Tereza", në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror organizoj mbrëmjen "Oda Shqiptare", për të gjithë antarët dhe mbështetësit e saj.

Duhet të lexoni

Xharra Group është kompania e parë kosovare që shtrin aktivitetin biznesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izoline e cila eshte ne pronesi te Xharra Group, eshte fabrika e pare nga Kosova e cila perveç se...

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Organizata “Shqiptarët e Bashkuar” – Michigan i shkruan presidentit Trump

Mbaji nën kontrollë ambasadorin Grenell dhe marrëveshjet e dëmshme ndaj Kosovës Michigan, 27 prill – Në një letër drejtuar presidentit amerikan...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga: Florim Zeqa

Ishte kjo një mbrëmje me karakter pune, për të analizuar të arriturat dhe sukseset e punës njëvjeqare, si dhe trajtimin e halleve dhe problemeve me të cilat ballafaqohet sot mërgata shqiptare në Itali.

Takimin e hapi kryetari i shoqatës, zoti Rizah Hykolli, i cili fillimisht përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje shqiptare, në veqanti mysafirin e nderit, analistin dhe gazetarin e pavarur zotin Florim Zeqa.

Qëllimi i punës tonë është ruajtja e identitetit tonë kombëtar; gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura shqipe, si një nga format më të mira për të mbrojtur gjeneratat e reja nga rreziku i asimilimit.

13124986_481299235408851_6922227807951082673_nUnifikimi i mërgatës sonë pavarësisht prejardhjes gjeografike, paraqet çelësin e suksesit në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. Organizimet deritanishme të shoqatës sonë janë realizuar fal angazhimit të një stafi të gjërë bashkëpuntorësh si dhe ndihmës së afaristit shqiptar Lirim Kolgeciu shpreh kryetari Rizah Hykolli.

Analisti Zeqa ndër të tjera u shpreh; është nderë dhe kënaqësi të jem prezent në një ambient kaq të ngohtë dhe vëllazëror, në mesin e aktivistëve dhe veprimtarëve të shoqatës që mbanë emrin e humanistës,nobelistës e së shpejti edhe të shënjtëreshës së parë shqiptare-Nënë Tereza…

13153454_1087685704636503_277690801_nNë anën tjetër, veprimtari Avdi Ajazi bëri apel tek të gjithë prindërit, që në familjet e tyre të jenë të kujdesshëm, të mos flasin gjuhë tjetër me fëmijët e tyre pos gjuhës së bukur shqipe.

Shqetësim i përbashkët i bashkatdhetarëve pjesmarrës në “Odën Shqiptare”, ishte trajtimi paradoksal i autoriteteve italiane ndaj shtetasve kosovar me rastin e lëshimit të Lejëve të Qëndrimit (Permesso di Soggiorno”), të cilët, në të shumtën e rasteve janë duke na e vendosur siglën “YUG”, qoftë në vendin e lindjes ashtu edhe të nënshtetësisë si dhe regjistrimin e kodit fiskal të ish Jugosllavisë (118) në vend të kodit fiskal të Kosovës (160).

Rreth kësaj dukurie skandaloze, veprimtari Hamit Kurti, kërkoj që me urgjencë të mirren institucionet e vendit tonë (MPJ dhe Ambasada e Kosovës në Romë).

13162020_1087685471303193_376985340_nPas përfundimit të darkës në “Odën Shqiptare”, të përgatitur me ushqime tradicionale shqiptare, u vazhdua me pjesën e dytë pak më relaksuese, me biseda të lira, evokime të ngjarjeve nga e kaluara jonë e përbashkët, me anekdoda dhe humor të pastër burimor shqiptar, të shoqëruar më pas edhe me tingujt e bukur të rapsodëve popullor; Feim Graishta, Musa Ahmetaj, Lendi Bytyqi, Besim Morina dhe Ali Kurti.

Me tingujt e muzikës folklorike shqiptare, “Oda Shqiptare” vazhdoi deri në orët e vona, me këngë të zgjedhura folklorike nga të gjitha trevat shqiptare të kënduara për mrekulli nga rapsodët e shkëlqyer të mërgatës sonë, të përcjellura herë pas herë edhe me këndim të përbashkët të të gjithë pjesmarrësve në sallë.

Kjo mbrëmje e ngrohtë shqiptare, do të mbetët gjatë në kujtesën e pjesmarrësve në këtë aktivitet, e para e këtij lloji e organizuar në mërgatën shqiptare në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm