Pornografia burokratike

    “Besnikeria ndaj vetvetes dhe moralit eshte nje zgjedhje fakoltative qe fisnikeron ose njollos individin, por besnikeria ndaj detyres eshte gjest i emancipimit profesional, eshte shprehje e nje kulture te çmuar demokratike.”

    Le te besojme per nje çast se virtytet njerezore nuk kane nevoje per t’u vendosur ne prove. Le te mendojme se ajo jane te rrenjosura ne rrjeten e hekurt te karakterit, prej se ciles as nuk mund te hyjne dhe as nuk mund te dalin. Kur diskursi kalon nga rangu shoqeror drejt atij politik, gjithçka ridimensionohet dhe pershtatet me nje tjeter kontekst. Pershtatet me pergjegjesine ndaj mases,  merr konotacion zyrtar dhe vesh kollaren e nje sherbyesi te shtreses siperore, por gjithsesi sherbyes.

    Shoqerite si e jona, ku meskiniteti mashkullor ka marre persiper integrimin drejt nje shoqerie te civilizuar, nuk mund te mos jene misherim i paster i skandaleve elitare, ku akademizmi i shtirur kthehet ne mburojen e nje karakteri te perdhosur e ku aftesia e larte artikuluese te ben avokat te djallit. Pa dallim ngjyrimi politik, pavaresisht nuances se mureve te nje zyre, blu apo roze qofte ajo, kamerat investigative kane arritur te nxjerrin prej andej filma me metrazh te shkurter qe denigrojne ne menyren me neutrale dhe te merituar, figuren e zoteruesit te karriges zyrtare.

    Nese do te tregohesha paksa e rezervuar ne vendosjen nje “nickname”, qe mund te permbledhe epopene e skandaleve te skenes politike shqiptare, une do ta quaja thjesht dhe pa kompleks: “pornografia burokratike”. I vetmi detaj qe diferencon protagonistet e ketyre filmave me jehone te bujshme shoqerore, por te perkohshme, eshte titulli zyrtar. Ne thelb ngelen identik personazhe te skenareve pronografike, po aq perverse dhe te ndaluar moralisht sa ata, pa as me te voglen diference. E çuditshme ne fakt, se si nje kryebashkiak e kthen veten ne nje tutor te nepuneseve te tij, por me karizmatik eshte fakti se si po ky personazh e interpreton filmin qe ka zhvilluar si pjese te nje skenari politik. Nje skenar politik, sado i niveleve mjeshterore nuk mundet te depertoje ne moralin njerezor dhe etik te dikujt, ashtu si nuk mundet qe ne menyre inkoshiente te te beje protagonist te pornografise se zyrave. Skenari politik absolutisht qe mund te jete pjese e ingranazhit te skandalit, por me te vetmin funksion: demaskimi i nje zyrtari qe detyren e kthente ne llogari bankare per te plotesuar tekat e pamoralshme e qe ne menyren me perverse e strumentalizon pushtetin si vegel ne dispozicion te shfrenimit te tij mendor dhe fizik.

    Megjithate, do te doja te dilja nga skema interpretuese me te cilen media dhe opionioni publik e portretizoi ngjarjen e qytetarit te pare te nje qyteti verior. Nuk ishte skandali i pare dhe as i fundit qe do t’i shtohet mozaikut te primitivizmit te shoqerise sone. Nuk ishte as i vetmi rast kur profesioni me i vjeter ne bote, ushtrohet brenda zyrave administrative. Aspekti qe nuk mori vemendjen e duhur mediatike ishte karvani i punonjesve qe vendin e punes e kishin blere ne te njejten menyre, me oferten e leverdishme “bli paketen e kryetarit dhe fito nje vend pune”. Mund te duket sarkastike dhe e ulet si shprehje, por nuk eshte faji i askujt nese nje kryetar bashkie e kthen bashkine ne nderrmarje te ushtrimit te profesionit.

    Dihet se çudia me e madhe zgjat vetem tre dite, e pas kesaj tragji-komedie pornografike, gjithçka vazhdoi si me pare. Efektin shok qe kjo ngjarje prodhoi ne opinionin publik, do ta cilesoja si nje nga shume reagimet hipokrite dhe false qe shoqeria jone pershfaq. Duhej nje kamere investigative, nje vajze pak me e guximshme se te tjerat dhe pak mbeshtetje mediatike qe nje ngjarje e rendomte e zyrave shqiptare te kthehej ne lajm gazetash. Me sakte, paradoksi yne qendron ne vetedijen se negativja eshte midis nesh, se ajo ka uzurpuar çdo aspekt socio-politik te ambjentit tone te punes apo me gjere, por mekati identifikohet vetem ne momentin qe publikohet, qe perplaset ne murin e se vertetes se pamohueshme.

    Fenomeni i krybeashkiakut, eshte ndoshta maja e akullnajes se hekurt te amoralitetit. Shoqerite si ajo e jona ku varferia ekstreme sfidon hapur dhe pa frike kufijte e moralit dhe karakterit, jane te parat qe infektohen nga te tilla absurditete te koheve moderne. Nese funksionari i burokracise, e kthen pushtetin ne mekanizem personal, kjo nenkupton dy perfundime logjike: ne radhe te pare ai eshte i bindur se instrumenti i tij i pushtetit diku do te funksionoje dhe ne radhe te dyte ka vetekontrollin dhe bindjen se emerimi i tij ne postin drejtues eshte absolut dhe autokratik, ç’ka i legjitimon autoritetin absolut ne institucionin qe drejton.

    Personalisht, nuk e gjykoj si fatale ate qe skandali pornografiko-politik na ofroi, perkundrazi vleresoj imazhin e tij si kod identifikimi per qindra zyrtare te tjere qe okupojne zyrat me bazike deri te ato politikisht me prestigjioze. Nenshtrimi moral ndaj nje kushti, ne kembim te nje vendi pune, vjen si rrjedhoje e nje lufte per jete a vdekje, ku mizeria dhe kalbesira shoqerore reflekton depresionin e thelle dhe te pashprese ekonomik. Gjykimi im nuk frenon tek skandali ne vetvete, aq sa frenon tek motivet qe kthejne nje vajze, grua, moter apo nene ne nje figure nje perdorimshe te pushtetit absolut te nje borgjezie qe s’ka asnje ngjashmeri me fisnikerine, vlerat e larta shoqerore apo morale qe ajo reflekton. Sepse ne fakt, eshte pangopesia e proletariatit post-demokratik qe i duhet te shfrytezoje çdo sekonde per te plotesuar sado pak inferioritetin e rrenjosur thelle ne gjakun e amoralitetit.

    Akademia dhe intelekti nuk do te mundet kurre te superoje ate qe eksperienca e popullit ka gdhendur me memorien kolektive, se “shtepite e medha kane edhe puset me te thella”, aty ku me se shumti flitet per moral, per nder, per familje dhe vellazeri shoqerore, aty do te shenjohen edhe mekatet me te pashlyeshme. Eshte koha kur, duhet te ndalim se menduari se pornografia burokratike, nuk ka ftuar akoma si protagoniste, bijen, motren, nenen apo bashkeshorten time. Eshte koha per te provuar vertet se morali dhe nderi jane virtyte te patjetersueshme te shoqerise shqiptare. E kjo nuk eshte nje vale reflektimi qe duhet te pritet nga rruga institucionale. Eshte nje kapitull ende ne pritje per t’u shkruar nga vete opinioni publik shoqeror.

    Si mund te edukosh nje brez produktiv ne nje klime shoqerore qe beson verberisht ne padrejtesi, ne amoralitet, ne paaftesi dhe ne mediokritet profesional! Si mund te prosperosh drejt se nesermes nese intelektin e vendos ne sfide te hapur me lakuriqsine, duke provuar efektivitetin e se dytes kundrejt te pares! Si mund ta transformosh emancipimin ne vulgaritet e ta kthesh epoken e demokracise politike ne nje primitivizem te peshtire ku portreti njerezor eshte kthyer ne mjet uni-funksional e ku dinjiteti shitet dhe blihet me çmimin qe e vendos arroganca e nje tutori pushtetar.

    Kriza nuk qendron te skandali aq sa qendron te drama e te jetuarit ne nje shoqeri ku prapambetja nuk ka ndermend te shkeputet nga retrospektiva. Krimi nuk qendron te vete i pamoralshmi burokrat, aq sa qendron te fakti se turpi eshte kthyer ne pune dhe vete puna ne produkt te turpit. Sigurisht kjo vlen per sa kohe te mund te flitet per turp, sepse logjikisht, do te mjaftojne edhe nje apo dy filma te tjere me metrazh te shkurter te pornografise burokratike per ta thyer deri ne fund tabune e per t’u perceptuar si diçka krejt e zakonshme, qe ka ndodhur e pa as me te voglin dyshim do te ndodhe.

    Kaloi nje jave, qe prej dites kur masat administrative transkriptuan ne menyre te drejte nje shfrytezim posti, dhe pas nje jave heshtja pllakosi krejtesisht skenen mediatike dhe shoqerore, a thua se rete e zeza te aferave imorale ia lane vendin nje shoqerie qe funksionon mbi bazen e vlerave profesionale… Beteja qe duhet te kapercejme nuk ka lidhje me spastrimin e mikrobeve te niveleve burokratike. Perkundrazi ky eshte aksion qe realizohet brenda dites me kushtin qe çdo qytetar i ketij vendi, te ndergjegjesohet dhe te kuptoje se neser formularin e aplikimit te shitjes se dinjitetit do t’i duhet ta plotesoje edhe vete ai.

    Krimi nuk sinjifkon vetem marrjen e jetes, por edhe vrasjen e besimit se vlerat njerezore dhe intelektuale mund te triumfojne ne nje shoqeri te emancipuar.

     

    Pranvera Shehaj – Studente ne degen  “Shkenca politike dhe marredhenie nderkombetare”, prane  “Università degli Studi di Trento”, Itali