Primitivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konfliktët

    Ngjarjët politike sidomos  viteve të fundit, krijuan atmosferë mbytëse . Politikanët tanë ishin ata që krijuan atmosferë të turpit duke filluar së pari  më lojërat e koalicionit , me gazin lotësjellës, më protesta në kryeqytet të dhunshme e të pa dhunshme. Gjitha këtyre iu kan  paraprirë vëndimet e këqija politike  së pari të Qeverisë Thaçi, pastaj të Qeverisë binomiale Thaçi –Mustafa.Këta pa e njoftuar shumë opinionin  në Bruksel nën shkruan marrëveshjën më të dëmshme për Kosovën . Marrvejshjën  për “Zajednicën” e nënshkruan në Bruksel , kurse marrveshjën  e dytë po ashtu në dëm të vendit – Demarkacionin më Malin e Zi e firmosën në Vjenë të Austrisë. Gadi harrova ta përmendi këtu edhe deklaratën e fyese të serbit Jabllanoviq karshi grave shqiptare. Nga kjo deklaratë e shovenistiti  Jabllanoviq edhe filluan  protestat  .Pushtetarët  ishin të vendosur që të mbesin më çdo kusht  në pushtet  , duke mos dhënë dorëheqje si kategoria më madhore politike dhe morale.Sikur kjo botë ekziston vëtem për ta dhe për tua rregulluar standardin e tyre. Mbetjën e tyre në pushtet e mundësoi edhe Opozita heterogjene e cila e kishte rastin e mirë që këtë regjim të instaluar totalitarë ta largonte  nga  pushteti.Kjo nuk ndodhi së duket së pushteti arriti të amortizon vlugun e prostetave .Krahas kësaj situata edhe ashtu e keqe ekonomike dhe politike veq sa shkoj duke degraduar. U thellua  varfëria , pa punësia , emigrimi masovik i popullatës drejt shteteve të Perëndimit.Secilën ditë punuan keq  , duke topitur proceset zhvillimore dhe proceset  demokratike .U rrënuan vlerat kruciale të shoqërisë, e cila në vend  të përparimit të gjithëmbarshem po bëhet shoqëri e mashtruar, shoqëri e varfëruar dhe shoqëri e pasivizuar .Njeriu më mendje dhe shëndet normal nuk ishte dashur të bëhet vrojtues pasiv i gjithë atyre ngjarjeve  të cilat pikërisht ndodhën në kurrizin e tyre . Gjithë ajo cirkusiadë që ndodhi në Kuvend nuk i turpëroi këtë kastë politike.Këta e kan humbur  moti ndjenjën e turpërimit për veprimet e tyre të jashtligjshme , për veprimet e shumta abuzive karshi shtetit . Dhe, çka është më e keqja nuk po kërkohet ndonjë zgjedhje adekuate  të krizës politike dhe krizës ekonomike .Bie pyetja , a janë zgjedhjët  alternativa  më e mirë ?Përkohësisht po, që të qetësohet situata, por për kohë  më të gjatë drojë së jo. Strukturat relevante të BE-së , sikur më qëllim  e futën Demarkacionin si kusht për liberalizim  të vizave pas udhërrefyesit. Ratifikimi në Kuvend nuk do të kalon bash lehtë mendoj, unë sepse  . edhe mbrenda koalicionit qeverisës lidhur më këtë çështje ka divergjenca. Kësaj radhe kur shtrohet serish çështja e Demarkacionit  ,opozitarët  kan paralajmëruar  së do të bashkohen .Mundësitë që të eskalon situata politike rishtazi janë të mëdha, kur dihet së “Zajednica” dhe Demarkacioni i paten bashkuar në një frontë të përbashkët opozitarët  kundër qeverisë Mustafa –Thaçi. Tash kemi një situatë të re politike pasi,që PDK-ja arriti ta marr postin e presidentit . Veseli si kryekuvendar dhe i pari i PDK-së,nuk do të jetë shumë i interesuar ta përmbajë  koalicionin .E kam thënë edhe më herët së PDK  ka për qëllim që pos postit të të  parit të shtetit ta këtë edhe postin e kryeministrit të vendit, natyrisht duke shkuar në zgjedhje të parakohshme.

    Të gjithë duhet të jemi të brengosur për fatin e vendit ,sepse jemi shteti më ri dhe më i vogli në Evropë. Edhe nese  dikur bëhemi pishman pse e lejuam rrukullisjën e qerrës, do të jetë shumë vonë . Dëmet do të mbesin dhe shumë nga këto dëme do të jenë të pa riparushme  edhe për një kohë të gjatë.Terësinë  territoriale të Kosovës nuk duhet lejuar të  bëhët , sepse për territore u derdh shumë  gjak historikisht edhe në luftën e fundit. Mos  të lejojmë që gjerat të na ikin nga kontrolli.Deri më tash qytetarët shumë iu kan nënshtruar dezinformatave dhe shantazheve të këtij pushteti.Situata politike  dhe gjendja ekonomike të  dobëta, na kan lën largë shteteve të zhvilluara dhe demokratike.Çdo ndodhi e pa mirë politike na zbeh edhe më shumë  imazhin para botës demokratike. Me fatkeqësit tona ashtu të shprehem nuk kan mundësi që rregullisht të meren miqët tanë . Mos të mbesim jashta kulturës dhe civilizimit të  lashtë evropian , së pikërisht populli ilir ishte më i lashti në Ballkan dhe më gjerë.Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konfliket e ndërsjella shumë të dëmshme. Kjo strukturë politike nuk po i jep gjasa inkuadrimit të të rinjve në jetën politike dhe shoqërore të vendit.  As unë por edhe shumë të tjerë bësoj nuk do të kishin dëshirë të shkruajnë për këto gjera. Shteti i Kosovës ka mjaftë probleme të natyrës ekonomike , sociale dhe zhvillimore që të flasim rregullisht për temat politike dhe këta politikanë të cilët nga lakmia për pushtet dhe për të mira materjale e kan humbur moti rrugën në oborr…