E diel, 18 Prill, 2021

K.F. ´KOSOVA´e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit për mërgatën Shqiptare!

Duhet të lexoni

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Reportazh nga Stuttgarti:  Zeqir Asllani

Me datën 22.05.2016. ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët e Stuttgartit me rrethinë e cila u organizua nga K.F.´´KOSOVA´´ e Bernhausenit në Filderstdt-Bonlanden, në bashkëpunim me shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije & Zeqir Asllanit.

image-fb8c61de91c09d644f02bf8bc22eb16783476dbd8d1710c90507065536d44c17-Vshkolla shqipe

Ky bashkëpunim qëndron fuqishëm tash e pesë vite më parë , falë sinqeritetit,respektit të ndërsjellët,kryerjes së detyrave nga secili veç e veç në mënyrë vëllazërore, duke mos shikuar asnjëherë interesat personale, por duke punuar në të mirën e Klubit ´´Kosova´´, në të mirën e shkollës shqipe, në të mirën e fëmijëve tanë,që janë ardhmëria e ndritshme e Kombit Shqiptarë,kudo që jetojnë, punojnë dhe veprojnë në mërgatën shqiptare. Festa e Flamurit Kombëtar dhe përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, janë dy data të veçanta për K.F.´´KOSOVA´´e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë, të cilat i organizojnë në mënyrë të përkryer me programe të pasura kulturore, por nuk mungojnë as edhe ato sportive ,që çdo herë mirëpriten nga mërgata shqiptare. 

image-5b2f41f5c934f76774ce7c133ee4099ac8691078af04318b2e8da88d8e3f39bf-Vimage-26a8a4657a555d59a3b37c851580282514fd20511ea0804f540e2d73ffd36eab-VSukseset e K.F.´´KOSOVA´´në këtë vit janë të veçanta nga vitet e kaluara, falë riorganizimit të mirëfilltë të gjithë anëtarëve të klubit pa dallim, duke filluar nga Kryetari zot. Rizah Aliu, anëtarët e kryesisë Shpejtim Mushkolaj, veteranit zot. Qamil Gjuraj, Nuredin Gjuraj, Isuf Elezaj, Musë Leci, Vëllezërve Gerxhaliu, por duke mos harruar kurrsesi meritat që ka trajneri i palodhshëm zot. Besim Blakaj, me përkrahjen e fuqishme të sponsorëve pa dallim duke filluar nga Mishtorja  ´´GASHI´´ Jeton Grabanica , si dhe aktivisti i dalluar Shaip Mushkolaj,dhe të gjithë të tjerët.  Këto suksese janë evidente falë djelmoshave dhe veteranëve të fushës së gjelbërt, që me mundin dhe djersën e tyre ekipore i´a arritën qëllimit të shpallën Kampion i Ligës për vitin 2015-16. Tani,që nga sezoni i ardhshëm këta djelmosha të K.F.´´KOSOVA´´do të bëjnë gara në Kreiss Liga A, dhe në sezonin e ri presim suksese të reja!

image-87d657f8b55078bde3470e62c9295ec4b3259b19a1b98c2897ae0bba53c9ab13-VPër këtë ditë feste K.F.´´KOSOVA´´ishte shumë e kujdesshme dhe ftoj të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët në rrugëtimin e tyre 26-vjeçar, për të festuar s´bashku me familjet e tyre,për të gjithë ata, që kontribuon dhe bashkëpunuan gjatë këtyre viteve për K.F.´´KOSOVA´´,ata ndanë: “Mirënjohje”në shenjë falënderimi, ku në mesin e tyre janë edhe arsimtarët e shkollave shqipe, si dhe portali i KosovaritMedia.

image-93a6fd6a57747c18cc4d4f589e4785f7fa1f6b40ab7e2a1e777b3c3052e45765-VMotrat dhe nënat tona, ishin ato të cilat u përkujdesën për këtë ditë feste, begatuan me ushqimet tona tradicionale, ku patën rastin të gjithë të shërbehen me ushqim dhe pije freskuese falas!

Në këtë ditë feste ishte e pranishme edhe RDK-va, në gjuhën shqipe për Stuttgartinë me rrethinë, zot. Qani Rexhepi i cili e madhështoi me prezencën e tij..       foto

Kjo ditë feste u realizua falë sponsorëve besnik që po përkrahin këtë klub futbollistik me traditë 26-vjeçare!

Ne mundem të shkruajmë edhe me mijëra fjalë, por një foto flet më shumë se një mijë fjalë!     

image-e67f444de3f66109821c1bd21ced6712241fe826b5f6ac500e78d86ceee24509-VPër fund na mbetet për t´iu dëshiruar suksese të mëtejme K.F.´´KOSOVA´´dhe shkollave shqipe të Stuttgartit me rrethinë,  kjo le të jetë një këshillë për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të punojnë dhe të investojnë në të mirën e fëmijëve tanë, në të mirën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, sepse vetëm të bashkuar, do të jemi më të fortë, për t´a kryer amanetin e Rilindësve tanë, të cilët tërë jetën e tyre i´a kushtuan: Çështjes Kombëtare,për hapjen e shkollave shqipe si dhe formimin e shtetit Shqiptar!

Prandaj, ne kemi obligim moral dhe Kombëtar, që të përkujdesemi për brezat e rinj, që të edukohen dhe arsimohen në gjuhën e ëmbël shqipe këtu në mërgim, sepse nesër do t´na gjykojnë brezat që do të vijnë pas nesh..

Përzgjedhjen e këngëve për argëtim sa më të mirë, për të pranishmit në këtë ditë feste u përkujdes, Digjej Blendi 

image-263d9579af28af13a71dede1d47c25e228cb5245eb3007d52c8837a5348c5666-VShpresojmë se të gjithë janë ndarë të kënaqur në këtë ditë feste e cila u organizua nga K.F.”KOSOVA” e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë.

image-f6ccaa951cd4ed5b64eb3a7ac2239a8cb567f163462045d0965cb75d6b55ff83-Vimage-524fa1736ac28a54c6b7c3091dd0e6eab8bb782791d2aadf4a893fdc7a91ea74-Vimage-b015d7d0284f0178d4cef2095d213df4e7ee3ea5510d2b0fd5dc4d77785cf1ed-V

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm