Kriza e legjendes se shqiptarit

    Te fortet jane heronj te drames dhe tragjedise se tyre, jane legjenda te mitizuara te triumfit konkret kundrejt kauzave te paprekshme nga pjesa mazhoritare e shoqerise. Escobaret tane, jane me shume se krenari, jane subjekte qe na plotesojne pa kushte dimensionet e tjera defiçitare qe kemi si popull dhe na bejne te ndihemi te pakten miza qe pushojne ne te ndenjurat e luaneve te xhungles.

    Ne fakt, ne nuk i kemi pasur ndonjehere fort te larta standardet dhe pretendimet ndaj lidershipit, prandaj ku ka me mire se kur i forti te hyn ne dobi dhe e vendos llogarine bankare ne funksion te vete lidershipit. E ky i forti, qe ne menyre inkoshiente i paska kaluar netet burgjeve te Evropes, sot luan simfonine e pushtetit ne tempullin e demokracise, aty ku sovrani ka deleguar fatin e tij. Kur tipi i sistemit elektoral me liste te mbyllur, i katapultoi si baktere galopante ne karriget parlamentare, aty kuptuam se sigla e partise kishte strehuar emigrantet e katundit qe ne kohe rekord pantallonat e rreckosura i fshehen ne bagazhin e makines luksoze. Ne, perseri nuk mundem te ishim aq vigjilent sa te evidentonim ku i kishte fshehur katundari i shkathet pantallonat e grisura, por u venitem nga lakmia ndaj makines dhe kostumit te tij, duke i atribuar madje edhe statusin “i shkathet”.

    Kur tutoret nderkombetare, tentuan te na vinin ne dukje se si kishim rilindur me krimin dhe kishim varrosur ndershmerine e demokracine, aty kuptuam sa embel, sa mjeshterisht, sa pafytyresisht na kishin hequr nje tjeter cope nga trupi, na kishin quajtur popull i mefshte, analfabet dhe mjeran, popull qe e zeza i duket e bardhe, arroganca i duket xhentilese, lustrat i duken mireqenie dhe shuplakat i duken dhembshuri.

    Mesa duket, egoja, krenaria dhe burreria qe i kemi njohur vetes neper legjenda, s’paska qene aq te shndritshme dhe te hekurta sa i pretendonim. Kush tha se shqiptari nuk duron, se shqiptarit i vlon gjaku kur e fyen, kur i neperkemb nderin, kur i shkel me kembe virtytin dhe intelektin?! Me siguri, ata qe i kane gdhendur keto cilesi ne fletet e legjendave, nuk e kane ditur se do te vinte nje dite kur shqiptari do te vihej ne prove me historine e do te rilindte aq fuqishem sa te duronte kur nenat dhe motrat punesoheshin me kritere perverse, kur te braktisurit nga fati do te ktheheshin ne objekte loje te perbindeshave te jetimoreve, kur endrra per Evropen sfidohet nga pamje kriminale ne te cilat njerezoret lidhen me zinxhiret e jo-humaneve. Ajo qe te paret me siguri s’kane ditur eshte çudia se do te vinte nje kohe kur nderi i shqiptarit do te ishte fare i paperfillshem ndaj aftesise dhe shkathtesise per te vrare, per te trafikuar, per te perdhunuar, per te kamufluar krimet njerezore me te vetmin destinacion final: pushtetin. Nuk e kane ditur as qe do te vinte nje kohe kur shqiptaret ne menyre indirekte do t’i kishin zgjedhur trimat e krimit si perfaqsues te imazhit tone politik ne syte e shteteve fqinje.

    Peripecite qe historia vendos perballe popujve jane barriera te obligueshme per t’u kapercyer, si e vetmja menyre per te shkuar drejt progresit shoqeror, politik dhe diplomatik. Por, nuk besoj se ka popull ne historine politike globale qe krimit t’i kete dhene çelesin e drejtesise, e vrasesit t’i kete veshur kostumin e ligjit duke e vendosur veten perballe barrieres me te rrezikshme kundrejt dinjitetit shoqeror, progresit ekonomik dhe rekuperimit politik.

    Faji eshte gjithmone jetim, ashtu si ne fakt ne jemi nje popull jetim per sa kohe nuk marrim ne dore fatin e se nesermes ne emer te kapitujve te se shkuares. Edhe pse varferia eshte ulur kembekryq dhe mjerimi i Migjenit eshte kthyer ne moster qe perpin gjithe forcat, bashkimi dhe shpirti i dinjitetit duhet te na zgjojne nga kllapia, te na nxjerrin nga paradhoma e vdekjes e te na bejne ta kthejme krimin qe na ka marre peng, ne makthin e nje nate te erret. Legjendat nuk mund te kene qene vetem fryt i fantazise…dikush, diçka ka ditur per shqiptaret. Me siguri, kemi ende shprese … ndryshimi fillon nga rimarrja e nderit, nga perbuzja ndaj se keqes, nga uria per dinjitet.