Njoh njerëz

    Njoh njerëz. Njerëz të dashururar në të kaluarën e tyre.Njerëz që dallgët e detit I përmbytën në fund të oqeanit.Njerëz që mbyllën sytë e më nuk I hapën kurrë. Njerëz që qanë, e lotët e tyre I mbushën shtratet e zbrazura të kësaj bote.Njerëz që megjithatë thanë se dikur,ndonëse për një kohë krejt të shkurtër, jetuan.

    Jetuan të kënaqur me fatin e tyre, edhe pse asnjëherë s’morrën atë që deshën,dëshirat e tyre kurrë nuk prekën realen, e sytë se panë asnjëherë dashurinë e vërtetë.

    Pse jetojmë të tillë..ose më mirë, pse I frikësohemi kaq shumë vdekjes kur në fakt jemi të vdekur që nga lindja?

    Po vazhdojmë ti frikësohemi fundit të historive që asnjëherë s’filluan.

    Po tregohemi të fortë e të pamposhtur ndonëse çdo ditë po vdesim nga pak.

    E në fakt, sa mund t’I bëjmë ballë pamjes se si zhduken vazhdimisht gjërat e rëndësishme për ne..Se kam fjalën vetëm për njerëzit por edhe për ëndrrat,idealet. Mund të durojmë një javë, një muaj.. por jemi të denuar të vdesim.

    Kohës I lamë shumë gjëra për të rregulluar, aq shumë sa ajo s’mundi t’I përballoj dot, e kështu kaloi duke na lënë në të kaluarën..aty ku jetojmë ende, të palumtur por megjithatë krenarë.Krenarë të cilët gënjejmë vazhdimisht,disa me fjalë, e të tjerët duke heshtur.Krenarë që po mëkatojmë. Por ndoshta dikur, pas shumë vitesh, lotët tanë do të pastrojnë mëkatet që po bëjmë.

    Njoh njerëz. Njerëz që asnjëherë s’ndalojnë së ecuri.Njerëz që bëhen të fortë për vetveten. Njerëz që ,edhe pse hidhur,vazhdojnë të buzëqeshin.E nëse egziston një forcë shtytëse që s’të lë të ndalosh,është shpresa,gjithmonë e nevojshme, se ndoshta më mirë që ndodhi kështu..