Dy aktivitete të rëndësishme kombëtare

Gjatë qershorit në Treviso të Italisë

Prapa

1. Foto e parë

Nga  Beqir M. Cikaqi

Se në Treviso të Italisë ka një numër ma të madh të migracionit shqiptar në përgjithësi, atij kosovar në veçanti(ku sipas statistikës zyrtare vendore është i dyti për nga numri pas rumunëve), vërtetojnë edhe aktivitetet kulturore shqiptare që zhvillohen në këtë krahinë/provincë të  Trevisos së Italisë.

Kështu në fundjavën e parë, gjegjësisht të dielën me 5 Qershor 2016, zhvillua  Akademia  Përkujtimore për dëshmorin e kombit Gjeneral Tahir Sinani, me rastin e 15-të vjetorit të rënies. Ndërsa në fundjavën e dytë, gjegjësisht të shtunën me 11 Qershor 2016, u mbajt Mbrëmja  Kulturore me rastin e përfundimit të vitit shkollor  2015/2016 në SHSHMP në Treviso. Këto dy aktivitete për nga karakteri, përmbajtja, prezenca e të pranishmëve, janë aktivitete me rëndësi kombëtare, që deri më tani din të organizon vetëm mërgata shqiptare në krahinën e Trevisos.

Ekipi realizue i monologut për Tahir Sinanin AMANETI YNË-RIBASHKIMI!
Ekipi realizue i monologut për Tahir Sinanin AMANETI YNË-RIBASHKIMI!
Prapa