Kundërshti për rizgjedhjet në mërgatë

    Vendimi i Kryesisë të LDK-së për përsëritjn e zgjedhjeve në Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, të kontestuara, padrejtësisht e qëllimshëm, nga LDK-ja Qendër, Prishtinë, po hasë në rezistencë, kundërshti të hapur, por këtë herë nga baza. Me arsyetimin bindës se zgjedhjet e mbajtura, në maj 2015, në Nëndegët dhe Degët tona, kanë qenë plotësisht në përputhje me statusin dhe rregulloren e LDK-së, me votim të fshehtë e demokratik. Andaj, kërkesa për përsëritjen e tyre, është tërësisht e paligjshme, madje edhe e qëllimshme, që ka për synim dëmtimin e organizimit të LDK-së në Mërgatë. Dhe, stratagjemat e këtij rrënimi, u panë edhe më ndërhyrjet përçarëse të Qendrës, në disa degë të LDK-së të Mërgatës, ku krerët e tyre flisnin në emër të kryesive dhe të anëtarësisë, pa i konsultuar dhe pyetur fare!!!! Baza e LDK-së në Mërgatë kërkon dhe ngulmon se mandatin e fituar me votë të fshehtë e demokratike, në Kuvendet zgjdhore në Nëndegë dhe Degë, kryetarët dhe kryesitë, ta vazhdojnë punën dhe drejtimin, deri në mbarimin e mandatit kohor 4 (katër) vjeçar.

    Në historinë e ekzistencës të pluralizmit politik, është rast unik që një parti politike, në rastin konkret Kryesia e LDK-së, më sakt, rrethi vicioz e klanor, brenda saj, anulon një palë zgjedhje, supër të rregullta, bazuar në një SMS telefonik. Duke e mbajtur sekret autorin e SMS-it, lënë me dyshuar se “parregullësia në zgjedhje” dhe vet SMS-i, është kurdisje direkte e klanit në fjalë. Bazuar në këtë irritim, cinizëm e provokim të rëndë, rezistenca, kundërshtia e bazës, në Nëndegët e LDK-së, të Degëve të shenjëstruara, është e madhe dhe rrezikojnë edhe dështimin e Kuvendeve zgjedhore të tyre.

    Specifika e organizimit të zgjedhjeve në Mërgatë ndryshon shumë nga organizimi në Kosovë. Udhëtimet brenda Landeve, Republikave, përkatësisht, të Nëndegës, ku mbahet Kuvendi, rrugëtimet e delegatëve kalojnë 500 kilometrat, ndërsa për Kuvendin e Degës tej 1.000 kilometrat. Ditës duhet bashkuar edhe nata, për kthim në shtëpi; shpenzimet e rrugëtimit; sallat e kushtueshme; koha e humbur dhe të tjera. Klanorët e LDK-së në Prishtinë, nuk i kanë provuar këto stërmundime. Mbi të gjitha nuk skuqen për turpin e bërë, nuk tërhiqen nga shpifja e rëndë, nuk kërkojnë as falje!

    Rezistenca, kundërshtia e anëtarësisë për rizgjedhjet, motivohet me krahasimin e mbajtës të zgjedhjeve në Mërgatë, në majin e vjem, me votim të fshehtë, dhe mbajtjes të zgjedhjeve në Kosovë, në disa Nëndegë e Degë, por sidomos në Kuvendin e 8-të zgjdhor, “zgjedhje” me emërim dhe aprovim me aklamacion, jo demokratik. Indinjon fakti se Kryesia e LDK-së, përkatësisht, klani vendimmarrës brenda saj, nuk përfilli rregulloren e Partive Popullore Evropiane dhe porosinë direkte të kryetarit të saj, Daul, i cili rekomandonte, porosiste, që “Kuvendi të zhvillojë debate të suksesshme dhe votimi të bëhet me votë të fshehtë, demokratike”. Të dyja këto porosi, rregullorja përcaktuese, për debatimin dhe votimin, u shkel si një leckë, duke u mohuar, pacipërisht, debati, konkurrenca dhe votimi i fshehtë!!!

    Ajo që fajëson dhe rëndon më shumë është mbajtja e fshehtë e kësaj rregulloreje, për një vit radhazi dhe, vetëm tani, pas instalimit të paligjshëm në kupolën e partisë, e nxjerrin nga sirtari rregulloren në fjalë. Këshilli i Partive Popullore të Evropës, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, duke e parë se partië e rrjeshtimit të djathtë, të ish-vendve ballkanike dhe të Evropës Lindore, kanë dalë nga sisteme moniste – komuniste, kanë bartur, trashëguar vese e huqe komuniste dhe për qëndrimin e gjatë në drejtim të partisë, metoda më e sigurtë është zgjedhja aklamative, me ngritje dore, të shoqëruar me ovacione e durtrokitje frenetike staliniste, vendosi rregulla e norma të reja, si profilakësi kundër vazhdimit të metodave komuniste, të fshehura pas frazeologjisë kamufluese, kinse demokratike!

    Anëtarësia e indinjuar nga pisllëqe të tilla, thonë se do ta denoncojmë fshehjen e rregullorës në Kuvendin e 8-të “zgjedhor” të LDK-së, deri ke Presidenti Daul, duke e akuzuar edhe atë, pse nuk i kontrollon krerët e Partive Popullore ballkanike, në rastin konkret, të LDK-së, për manipulime groteske zgjedhore. Anëtarësia e irrituar shton se “do të ishim për zgjedhje të reja edhe në Mërgatë, nëqoftëse ato do të mbahen edhe në Kosovë, ku shkeljet kanë qenë enorme, deri në procedurat jashtë çdo norme demokratike, si mungesa e debatit, përjashtimi i konkurrencës e deri ke shmangia e votimit të fshehtë, duke e zëvendësuar me votë aklamatike, duartrokitje, me emërime e jo zgjedhje, sidomos në disa Degë të LDK-së, nga kanë ardhur edhe klanorët, si dhe vet Kuvendi i 8-të “zgjedhor” i LDK-së, prej nga, mjerisht, ka dalë edhe kupola drejtuese imponuese, uzurpuese dhe fort e dhunëshme aktuale. Zot, shpëtoi shqiptarët nga shqiptarët!