Na nevoiten njerëz të cilët na kthejnë optimizmin për jetë më të mirë

    Kemi qenë të okupuar  për shumë kohë nga armiku  serbosllavë. Gjatë duruam torturat dhe vrasjët e okupatorit i cili kishte për synim  shtypjën e çdo vlere shqiptare. Kishin  për synim uljën e dinjitetit, kishin  për synim largimin masovik nga trojet tona etnike. Armiku përdori  gjithëfare torturash ndër më çnjërzorët , por kurrë nuk arritën të na gjunjëzojnë, kurrë nuk arritën ti shtypyn ndjenat tona për atdhe dhe komb. Jetuam të okupuar , por ishim  të gëzuar. Ishim  të gëzuar sepse ishim unik në synimin tonë madhor për liri dhe pavarësi . Sa herë që na shtypnin aq më shumë na zgjoheshin ndjenjat kombëtare që të shkëputemi nga një armik i egër siq është Serbia. Më ndonjë përjashtim së secili komb i ka në mesin e vete edhe  renegatet  , ishim të lidhur dorë për dore deri në fitoren përfundimtare. Liria dhe pavarësia u arritën pas shumë vuajtjesh pas shumë përipetish, pas shumë sakrificave njerëzore e materjale . Rezistencën  paqësore dhe luftën  çlirimtare e bëm së bashku duke kontribuar dikush më shumë e dikush më pak. Lirinë  e pritem të gëzuar , e pritem të emocionuar , e pritëm më shpresën së  do të jemi  më të bashkuar  së kurrë më parë.

    Na  erdhën në krye të pushtetit  njerëzit  jo kredibil, që nuk u treguan të ditur, nuk u treguan vizionarë në rrethanat e reja politike . Liria nuk po preket , ajo më shumë ka mbetur nocion apstrakt. Nese dojmë që në tërsi të prekët lira dhe pavarësia , na duhet një vetëdije kombëtare   tjetër, na duhet një qasje tjeter karshi shtëtndërtmit dhe mirëqenjës së përgjithshme. Nevoitet një përgjegjësi për vete dhe një përgjegjësi e përgjithshme . Nuk jemi duke e kryer amanetin e shumë gjeneratave të cilët u flijuan për këtë tokë . Nuk po e qojmë deri në fund amanetin e martirëve dhe dëshmorëve të luftës së fundit .   Fjala krizë na është bërë refren  i merzitshem gjatë këtyre viteve. Fjalët varfëri dhe mjerim social po na mbysin për së gjalli.  Këtë ndijesi nuk e paten dhe vazhdojmë mos ta kenë kastat politike, të cilët  u ndërruan në pushtetet  e pas luftës  . Nuk na sollën asgjë të re, nuk na sollën gëzimin dhe unitetin , nuk na sollën prosperitetin. Na sollën dhëmbje , na i sollën hajnitë , zhvatjet , abuzimet e ndryshme, na sollën krim të organizuar , vrasje për motive  politike dhe korrupcion , e sollën jetën e shumicës buzë greminës sociale. Këto fenomene negative të pas luftës,  nuk i ka  pritur as pesimisti më  madh. Interesat përsonale u vunë para interesit të  popullit, e kjo nuk është e mira jonë kolektive. Shëndeti individual dhe shëndeti kolektiv janë të lidhura , kan ndikim në njeri – trjetrin . Që ta kemi shëndetin kolektiv nevoitet të kemi individ më vetëdije të pastër kombëtare dhe më vetëdije të lartë morale . Na nevoiten njerëz të cilët e kthejnë optimizmin të punohet , na kthejnë optimizmin për jetë më të mirë, e kthejnë optimizmin që do ta ndihmojmë  më shumë njeri- tjetrin  .Ne, jemi popull i vogël , dhe ndihma dhe puna e ndërshme e secilit do ta kthente situatën ekonomike dhe politike në binarë normal.  Gjendja e normalitetit na nevoitet më shumë së kurrë . Përcepcioni jonë duhet të jetë në korelacion   me  kohën në të cilën po jetojmë dhe veprojmë.Ne, Kosova dhe qytetarët e saj mundemi të bëhemi të lumtur , të pasur nese shikojmë gjithë këtë pasuri mbi tokë, dhe nën tokë, të cilën na ka falë Zoti. Ne, krenohemi më tokën pjellore, ne jemi krenarë që kemi bjeshkë që mund ti lakmon edhe Zvicra, e shumë qka tjeter që jetën na bën të begatshme . Mos të pranojmë kapitulimin  para kush do qoftë ai, së për ne ajo është fjalë e huaj . Jemi të pa kënaqur. Pse? Kosova është futur gadi krejt në gjendje depresionuese. Pse është kështu? Kemi  humbur qdo kontakt  më vetëvetën tonë ,i kemi ngulfatur ndjenat tona, i kemi harruar të parët tanë, të cilët sakrifikuan shumë që të jemi të lumtur.   Kjo klasë politike e ka humbur orjentimin e saj , Të  bëhëmi të gjithë  të sinqertë ,së kemi shumë kategori shoqërore të cilat po jetojnë si në mesjetë edhe pse jemi në zemër të Evropës.Ti ndryshojmë për së mbari edhe sistemet të cilët nuk po funksionojnë mirë .Të gëzojmë rininë tanë më hapjën e vendeve të reja të punës.Të bëjmë rininë tonë të qeshur dhe të gëzuar, sepse ata janë ardhmëria e shtetit dhe e kombit tonë . Mjaftë fytyra të ngrysura , mjaftë më gjendje të pa shpresë që të jetohet në Kosovë… Të realizojmë projekte të cilat  e ndryshojnë situatën  ekonomike për së mbari. Koha është për ndryshime .Të zgjohemi së koha nuk na prêt. ..