Perse shtate milione shqiptareve nuk u lejohet gjuha dhe shkolla Shqipe ne Turqi…?

*NJE POPULL NUK SHTYPET BARBARISHT ME DHUNE QOFTE ME HU GARDHI,HU BIKI BILE AS ME HANXHAR E SAKICE (SEPATE). Kete  e kane pruvuar shume pushtues shekullor qe nga mesjeta e deri sot,qe nga osmanet,dergutet e Sulltan Sulejmanve te Top Kapise,  zhabaret Benito Musulinit dhe serbianet e Sveti Saves dhe Car Dushanit dhe nuk iá kane arritur dot

Por NJE POPULL SHTYPET NE MENYREN ME MIZORE DUKE IA NDALUAR GJUHEN E TYRE TE NENES DHE DUKE I ASIMILUAR KOMBETARISHT,SI NE KETE RAST TURQIA KUNDER SHQIPTAREVE.

*Shtate milione shqiptare nuk pranohen as si pakice

*Katedra ne gjuhen shqipe ka ne Itali,Rusi dhe Kine, nderkaq, ne Turqi gjuha shqipe eshte e ndaluar edhe si gjuhe e huaj. Por, per habi te Madhit Zot, Turqia lejon te flitet rusisht

*As arabi i Mekes dhe turku i Stambollit nuk eshte me afer Zotit se une,sepse na ka krijuar i Madherishmi dhe vetem i Madhi Zot mund te na gjukoj neve e assesi durgutet e Sulltan Sulejmanet eTop Kapise e as Sheiket e Topuzit te Bangladeshit e te Sudanit!

*Nuk kemi asgje te perbashket me keta perpos fese dhe te njejtit besim. Jam besimtar i forte te i Madhi Zot dhe nuk ka force te me largoje,por, te une, mbi te gjitha eshte dhe do te mbetet GJUHA,FLAMURI, KOMBI DHE PIKE.

Reshat Badallaj
Reshat Badallaj

Dite me pare, Turqia u turbullua dhe u be lesh arapi duke u vrare e prere me brisk berberi dhe bile edhe me sakice trari e hanxhar u be kasaphane qe eshte per te ardhur keq. Shih per kete, disa shqiptare dolen rrugeve per te perkrahur PASHALLARET E SULLTAN SULEJMANVE TE TOP KAPISE! Duke u perziere ne punet e brendeshme te tyre. Si i thone fjales hapur u treguan me turq se turqit. Ç´eshte e verteta, askush nuk e pelqen kete kasaphane,por, populli shqiptare duhet nderruar udhe,per te kerkuar hapjen e shkollave shqipe.

Eh, çuditerisht u dalldisen shqiptaro-turqit, qe nga Edvin Kristaq Rama e deri te Hashim Thaçi i Burojes se Drenices. Nejse eshte puna dhe e drejt e tyre se cili bene mik dhe vella kend ja do shpirti! Nga anet tona ne Zhur te krahines se Lumes thuhet:”Mik,mik,por secili ne vendin e vet dhe mik me hile nuk dojm…”.

Ne kete shkrim nuk dua te lidhi bashke gjuhen me fene. Ata kane besimin e vete dhe une kam besimin tim ne fe. As arabi i Mekes,as turku i Stambollit,as romaku i Romes, nuk jane me afer Zotit se une. Te gjithe jemi bijte e tij dhe vetem i Madhi Zot i gjykon kete e askush tjeter. Kete e theksova qellimisht sepse ka ndonje zemerprishur qe nuk i dallon keto dy fenomene.

Brumi i keti shkrimit eshte se NJE POPULL NUK SHTYPET BARBARISHT ME DHUNE QOFTE ME HU GARDHI,HU BIKI BILE AS ME HANXHAR E SAKICE (SEPATE). Kete  e kane pruvuar shume pushtues shekullor qe nga mesjeta e deri sot,qe nga osmanet,dergutet,zhabaret,serbianet…

Por NJE POPULL SHTYPET NE MENYREN ME MIZORE DUKE IA NDALUAR GJUHEN E TYRE DHE DUKE I ASIMILUAR SI NE KETE RAST TURQIA KUNDER SHQIPTAREVE. Ne Turqi jetojne jo me pak se shtate milione shqiptare dhe nuk kane asnje shkolle ose kateder ne gjuhen shqipe. Bile,bile shqiptareve nuk ju lejohet te flitet shqipja as ne pazar (treg) te Kapeliçarshise! Kur i takon atje,mbyllen ne dyqanin e vete dhe perqafohen dhe flasin shqip!

Kush e di turqit “modern” e kane amanet nga dergutet e osmanet qe gjuha shqipe dhe flamuri eshte armiku me i perbetuar i tyre,por, harrojn se “yzmet” keti “Yçmeti” i kane bere 40 ministra e zv.ministra bile kishte predentend edhe per BASBAKAN!

Do te ishte mire qe Qeveria kuislinge e Isa Mustafes dhe ajo Edvin Kristaq Rames, te kerkoj nga Basbakanet e Stambollit qe ne kete milinium te ri dhe 2016, te kerkohet lejimi i gjuhes dhe shkollava shqipe ne Turqi qe eshte i vetmi vend ne tere planetin qe nuk lejohet gjuha dhe shkolla shqipe, aty ku jetojn shtate milione shqiptare.

Dhe krejt ne fund fare, nje pyetje e thjeshte por shume logjike: Perse lejohet gjuha ruse dhe gjuhet sllave dhe perpos nuk lejohet gjuha shqipe, ajo shihet si dushman!? Edhe shqiptaret t´i thone nenes-nene dhe jo Ana…!

Kaq kesaj radhe nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI