
Univers,cepa të pashkelur,brendësia rrezaton,
Besoni për të gjithë është një diell,
Karakteri maj mali,fortesë shkëmbi,
Pa rrudhosur vazhdon përherë.
Pikturë e këndshme,pa laramani,
Diku më dritë,diku më hije,por ka vetëm një ngjyrë,
Te ai besoj,respekt i jap,ndjehem e sigurt
Dhe zemren e hap,vetëm te ajo që shoh në pasqyrë.
Kur nuk gjej diqka,hap sirtarin tim,
Nëse jo nga ti,aty kërkoj lumturi,
Edhe flladi i mëngjesit të hershëm,
Nga brenda aty më jep ngrohtësi.
Nuk ndalem,deri te fundi do vrapoj,
Errësirë,dallgë do kaloj,do ngrihem mbi kohë,
Me çdo hap,nga pas do lë copa fortësie,
Jam “unë” që këtë rrugë kurorëzoj.
SAMIRA JASHANICA
Shkolla:Xhevdet Doda