Anal-istët dhe çeta e urithëve, qefmbetje me Ramën

    Prej kohësh edhe ata të vetëshpallur analistë janë të pa kënaqur me Ramën dhe kanë filluar të mbledhin vorbullin e tyre, duke kundërshtuar gjithçka, madje edhe aty ky vullneti i mirë nuk mungon për të finalizuar gjëra të domozdoshme për shqiptarët.

    Në të vertetë ka gjëra që duhet kritikuar qeveria, madje për çdo gjë është e udhës të gjeshë një gjë tjetër shtesë për ta përmisur dhe nëse funksionon në këtë dimesion, gjërat përmisohen vazhdimisht e në vazhdim për të mirë të qytetarëve.

    Të vetëshpallurit analistë, botues, pronarë të mediave kanë zgjedhur presionin mediatik si mënyrë përfitimi të reklamave, tenderave dhe madje pjesëmarrje në pushtet duke emruar dhe shkarkuar njërëz dhe mubushur administratën me tarafin e tyre dhe kjo deri pak kohë ishte e zakonshme, kur botuesit silleshin si parti politike.

    Koha kur një botues të sillet si parti politike ka marrë fund si duket sepse të gjithë janë të pa kënaqur më mënyrën se si po sillet Rama me mediat dhe botuesit e tyre, madje dhe pronarët e mediave të mëdha.

    Në të vërtetë, Rama mbanë një peshë të vjetër mbi supe, sepse prej një viti ka zvarritur çeshtjen e hapjeve të dosjeve në kundështim me çdo mundësi ligjore apo dhe morale dhe spiunët e sigurimit të shtetit ndodhen me shumicë në media, madje më të zellshmit janë botues dhe pronarë të mediave dhe kryesisht anal-istë, se vijnë nga analet e sigurimit të shtetit.

    Ka të drejtë “Çorapja” që bënë presion se pret një tendës, ashtu si dhe “Boshurja” pret një post të rëndësishëm dhe në pamundësi për ta arritur kritikon kutrru, ku të zë dhe madje dhe kërkon zgjedhje të parakoshme, sërish për të zënë një skutë të majme.

    Rama duhet kritikuar dhe përsa i përket një ligji për mediat të njësuar me BE, madje një ligj për mediat që të luftojë punën e zëzë, financimin e paligjshëm dhe pastimin e parave të pista, pasi prej 25 vitesh, mediat janë lavatricja e parave të pista dhe evazionit fiskal, ndonëse ligji flet qartë kur një biznes del me humbje për tri vite radhazi, duhet të shpall falimentin, mediat të falimentuara kanë ngritu perandorin e tyre të zezë, nëpërmjet paligjshmërisë.

    Jam analistë thotë “Bozhurja” dhe si i tillë duhet të trajtohem si mendtor i politikës?! E në këtë mendësi analistët e vetëshpallur janë shuar pa mbarim dhe tani po e kthejnë në një çetë që bëjnë presionë qeverive për të emëruar, përfituar nga pushteti në mënyrë të paligjshme.

    “Çorapja” në një karshillëk me “Teveqelin” palë e një pale tjetër politike, spiunin e zëllshëm të mediave, presin një tendër të majmë nga qeveria Rama dhe në mejhanet e zakonshme të tyre, bëjnë deklarata, tregojnë emra, shuma marramendse parash e ndërsa gazetarët i mbajnë peng për rrogën e tyre, duke ua dhënë sipas qefit, pra ata kanë ngritur perandorinë e tyre të urithit?!

    Derisa nuk janë hapur dosjet e spiunëve dhe Rama ju jep një dorë me zvarritjen e ligjit të dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, pse jo të mos bëjnë uçla çeta e urithëve të diktaturës që ka pushtuar mediat, pse të mos pretendojnë të kenë akses në politikë dhe pushtet, kur deri më dje kështu ka funksionuar?!