Historia nuk e falë asnjë popull nese rregullisht gabon?!

    Shumica sot në Kosovë janë të brengosur së në krye të shtetit janë ngjitur analfabtet politik, e kan kapur shtetin sehirgjinjët, e kan pushtuar aparatin shtetëror njerëzit edhe më  biografi kriminale. Po e udhëheqin shtetin   trashëgimtaret e sistemit  komunist. Unë debatin për Demarkacionin e pashë edhe  si thyerje e dy koncepteve politike. Të konceptit politikë  neokomunist  dhe koncepetit  të atyre  të  cilët  e mbrojtën një   kauzë të drejtë  kombëtare.  Koncepti pushtetarë rreth vijës së Demarkacionit është krye këput koncept i  veprimit politik, e që nuk përkon më realitetin në terren, dhe nuk përkon më gjithë ato fakte të cilat i prezantuan ekspertët e lëmive të ndryshme .Për mendimin tim krejt çka ishte e mirë në gjithë këtë debat , ishte e mirë  sepse  debatet e tilla politike  shumë na kan munguar   . Rezultati i këtij tubimi është ditur paraprakisht , së Isa Mustafa kishte deklaruar së ky debat  do të jetë  vetëm formal , dhe  pa  ndikim në ndryshimin e marrveshjës së Brukselit. Debati kishte edhe një anë tjetër të mirë. U transmetua drejtë  përdrejtë në ekranet tona televizive dhe populli më në fund u njoftuan së e vërteta për Demarkacionin ishte ajo të cilën e  thanë  ekspertet tanë  . Pas 17 vitësh shikuam pak tranacparencë  e cila shumë i ka munguar opinionit të gjërë publik për çështje shumë të rëndësishme për Kosovën . Opozita do të duhej të jetë shumë e matur në veprimet e veta , duke mos rënë në kurthin pushtetarë. Dhuna nuk i shkon për shtati së pari Kosovës, dhe nuk është në interesin edhe të  Opozitës. Pikërisht Pozita do të përfitonte dhe shumë do të dëshironte një eskalim të situatës më protesta të dhunshme .Ka metoda dhe forma tjera të kundërshtimit të këtij pushteti despotik . Pushteteve antidemokratike u konvenon shumë dhuna për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Ende nuk janë shterruar të gjitha format demokratike të veprimit opozitarë dhe të popullit përgjithësisht.Gjysëm analfabetet të cilët I kan mbushur ulëset  e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës,  janë pesimizmi dhe e ardhmja  zymtë e Kosovës.Gjysëm analfabetet dhe materjalistët janë specilitet të thëm ashtu  i “banana shteteve”  në botë , siq po iu ngjanë  edhe Kosova. Në mënyrë sadiste po na qendron mbi kokë kjo klasë oligarkike, e cila po bën çdo gjë  për tna  varfëruar edhe më shumë. Në këtë menyrë kasta politike në pushetet po i krijon secilën ditë edhe më shumë kushte vetit që e pa penguar ti vazhdojnë plaqkitjët e resurseve shoqërore .Edhe më shumë brengosëse  nga Demarkacioni dhe ‘Zajednica’    është ndoshta   gjendja ekonomike e dobët e shumicës në Kosovë .Do të ishte budallaki e madhe nese populli në zgjedhjet e radhës e voton dikend nga kasta politike në pushtet. Kjo do të ishte rrënim përfundimtar i çdo  shprese  së  do  të bëhët mirë . Ofertat  e tyre dhe mashtrimet që i bën deri më tash , nuk ishte dashur tu ‘ dhëzin’ prapë. Ka ardhur koha që votën  edhe pse vështire njeriu të përcaktohet , sepse  do ti  kemi të njëjtat garnitura politike , mos tu qiten këtyre  njerëzve të korruptuar dhe të kriminalizuar , të cilët janë bërë kurthi më i madh i proceseve  demokratike . Ky pushtet e ka humbur  busullën   më realitetin, e ka humbur edhe moralin politik .

    Ky pushtet  ka  rekrutuar në Univerzitetin e Kosovës shumë ‘ akademikë”, për ta  vu kontrollin  e plotë mbi  institucionin tonë  të dijës. Shëmbulli më i mirë është akademik, Hivzi Islami i cili në debatin e zhvilluar për Demarkacionin  më shumë u duk si  një fillorisitë së sa një njeri më tutull  të akademikut.   Kjo kastë politike është duke e bërë njeriun tonë gjithnjë e më shumë të depresionuar .Mos të lejohet nga ajo e pakëta që  na ka mbetur si çënje njerëzore dhe si Kosovë të rrënohet  përfundimisht. Na prêt të gjithëve një luftë e pa kopromos më të gjitha metodat dhe mjetet  demokratike në dispozicion për ta larguar këtë pushtet të deligjitimuar .  Historia nuk e falë asnjë popull , nese   parreshtur gabon…