Alo…Pronto

    Alo..Pronto shef, qysh je…cka ka te re andej …

    Këto janë fjalët më të cilat fillon cdo bisede e zyrtarëve të lartë shtetëror kryesisht nga radhet e PDK-së. Duke përshir edhe kryeministrin e atëhershem e tani presidentin e tashëm të Kosovës. Përgjigjmet e publikuara me urdhër të gjykatës nxorrën në pah atë që të gjithë e dijnin, por nuk kishin argumente ta pohonin : se në Kosovë udhëheq krimi .

    Përgjimet e publikuar të radhës të bisedave telefonike janë bërë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011 .Në epiqender të tyre del të jetë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.Grabovci është njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK’së së pushtetshme.

    Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Afera e përgjimeve telefonike tregon se Kosova ka probleme të

    theksuara me nepotizmin dhe me diskriminim të të drejtave elementare njerëzore.

    Këto përgjime vërtetojnë edhe më shumë tezat që kemi të bëjmë më organizata kriminale që kanë udhëhequr vendin dhe po e udhëheqin edhe sot. Me këto publikime të përgjimeve tregohet që SHIK-u ishte pjesë përbërëse e PDK-së, pra kemi të bëjmë me dy udhëheqës të saj, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët edhe sot janë njerëzit më të fuqishëm politikisht në Kosovë dhe njerëzit më të fuqishëm të krimit. Në një shoqeri normale do të shkaktonte tronditje si publike ashtu edhe do të pasonte me dorëhqje të zyrtarëve të implikuar në këto afera përgjimi. Fatkeqësisht asnjëra e as tjera nuk pritet te ndodhin. Në Kosovë nuk ekziston qytetaria altive e reagimit, kjo si rezulatet se shoqeria shqipëtare në Kosovës ka rën në deprison. Depresioni vjen si rezulatet i një gjendje trishtimi, mungese shprese, dhe humbje interesi për jetën, e kombinuar me një reduktim të mirëqenies emocionale. Këto janë sinjalet se kriza e besimit në politikëbërje po kthehet në një krizë besimi për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku 63 për qind e qytetarëve nuk besojnë në qeveri. Mos besimi në qeveri nënkupton se ata nuk besojnë ne ndryshim , kjo si shkak si humbjes se shpres se diçka për të mirë do të ndryshoj në këtë vend.

    Në një shtet të kapur nga krimi dhe oligarkia nuk pritet të ketë dorëheqeje, aq më tepert te vjen edhe si rezulatat i hetimit nga ana e gjykatave. Skandalit te pergjigmeve i shtohet edhe skandali i kryekryeprokurorit Aleksander Lumezi, i cili deklaron se nuk ka prova për ngritje akuzash në lidhje me përgjimet . Kjo deklaratë sa

    absurde dhe skandaloze vjen si rezulatat i kapjes së drejtesisë nga ky sistem i korruptuar. Edhe vet Aleksander Lumezi është nën hetime për korrupsion dhe vrasje nga ana EULEX’it. Në një shtet normale këto veprimet konsiderohen anormale, por si duket ne jemi shnderruar në shtet anormale andej edhe këto veprimet duken krejt normale. Në Kosovën e pasluftës u krijua shumë shpejt mafia politike dhe oligarkët e bizneseve te paligjshme e kriminale , të cilët bashkëjetojnë për interesa të tyre të përbashkëta.Tashmë mafio-politika dhe mafio-oligarkia i kanë forcuar lidhjet e tyre dhe janë bërë shtet në shtet. Si rezultat i kapjes së shtetit edhe numri i bizneseve që janë mbyllur të huaja dhe vendore ka shënuar rritje gjatë shtatëmuajshit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), gjatë periudhës janar – korrik 2016 në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë shuar 1463 biznese vendëse dhe 30 të huaja. Këto jane elemente se shteti është i kapur nga oligarkët, dhe vështir të ketë besim se mund të ndryshohet diçka, andaj s’do mend se “ Pronto ” do e zhyes edhe më teper në humnerë shtetin.