Absolutisht,gjëja më e mrekullushme në jetën plotë sfida , në jetën e bujshme , të një femre dhe sportisteje brilante është kurorizimi më medaljen e artë të fituar në finalen e madhe të xhudos në Lojërat Olimpike në Rio, të pejanës Majlinda Kelmendit. Sa herë që druam dhe druam më arsye së a do të arrinë finalën e madhe, ajo gjeti forcën dhe kurajon për të qendruar sypatrembur përballë se cilës kundershtare .Majlinda kishte gjithë atë forcë, gjithë atë vullnet të qelikt, gjithë atë qetësi shpirtërore prej sportistjeje kulminate për të dalë e para siq doli e para , në shumë kampionate botërore dhe kampionate evropiane. Për tu stolisuar më medaljën e artë në një eviniment sportiv kulminant siq janë lojërat olimpike, duhet punë e madhe dhe përkushtim i madh .Ajo ngriti vetën , ngriti Kosovën dhe mbarë shqiparët në olimp. Ajo përballoi në finale italianen Odete Guiffrida, edhe pse dukej pak sa e lënduar. Ajo ishte e pa perkulshme, ajo u lartësua duke bërë kështu historinë . Kur mori medaljen e artë e emocionuar , nuk i përballoi lotët e gëzimit, . Majlinda e ngriti lartë flamurin dhe hymnin e Kosovës . U emocionuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë në botë . Majlinda I tregoi botës sportdashëse së vajzat shqiptare shquhen më bukurinë që ua ka falë Zoti, fisnikërinë , dinjitetin , sukseset… Ajo u tregoi botës së si vajzat shqiptare dinë të bëjnë mrekullira. Pas fitorës së Majlindës edhe mengjesi dhe lindja e diellit e ditës së neserme për të gjithë neve ishin shumë më ndryshe . Ajo na bëri krenarë që jemi shqiptarë…
Ishte kjo një ditë e madhe, një ditë që i harruam telashët që i sjellë jeta në nënqiellin e zymtësuar të Kosovës, nga ata që politikën dhe pushtetin , e kan kuptuar si trampolinë nga ku do të pasurohen pafundësisht në kurriz të qytetarëve të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike Majlinda na bashkoi, siq po na bashkojnë sukseset e pa rreshtura të sportistëve-futbollistëve tanë në Evropë . Po mos të ishin sportistët të cilët janë bërë ambasadorët e Kosovës, nuk do të kishim pasur shumë më çka të lavëdrohemi . Edhe këtë sukses të Majlindës kjo kastë në pushtet nuk do të ngurrojnë ta përshkraujnë si sukses të vetin. Suksesi i saj lidhet më punën dhe angazhimin e pa lodhshme të vëllezërëve Kukaj nga Peja.
Shtohet pyetja ,me çka të krenohet kjo kastë politike? Të krenohen më faktin së po humbin territore në veri dhe jug ,duke e zvogluar edhe ashtu Kosovën e vogël ! Të krenohen pse e po e mashtrojnë këtë popull që 17 vite më radhë së do të bëhët mirë, e nuk po bëhët !Të krenohen së afër 30 përqind të popullatës po jetojnë skajshëmerisht dobët! Të krenohen së po e ladrojnë pushtetin sikur ta kishin bashqe të babës! E kan pru në gjendje një popull sa një lagje të një qyteti mesatarë të Evropës ti braktisin vendlindjën për të ik diku sa më larg nga Kosova! Kanë mbetur të rinjët tanë në mëshirën e kohës , e këta kan grumbulluar për vete të mira materjale të pa numëruara! I kan larguar investitorët e hauj për ti ruajtur biznesët e tyre . E kan futur Kosovën në në tunel të errësuar që nuk i dihet fundi… nuk dua ti numëroj më dështimet e tyre sepse ato janë të pa fundshme .Historia do ti mbanë në mend ata që e lartësojnë shtetin dhe popullin e vet, siq po e bëjnë këtë punë për mrekulli sportistët tanë , e kështu edhe sportistja e madhe ,Majlinda Kelmendi…