Kryeminister, të jesh me i ndergjegjshëm

    Prej kohesh jam duke përcjellur rrjedhat për vijen kufitare me Malin e Zi zoti Kryeministër.

    Sa janë t’meruese dekleratat e një Kryeministri aq janë turpëruese. Nuk eshtë njerzore që të thuhet në mediume se gjithë ata pronar qe kanë pronat e veta eshtë dashur qe ti mbrojnë vetë. Kufiri nuk ka të bejë me pronen private. Pronen private dhe te pronarve privat e percakton kadastra(bile ajo komunale).Kurse kufijt shtetror i percaktojnë Shteti me Shtet , në rast kinkret ketu(MALI I ZI DHE KOSOVA).Kryeminister separi duhet të kesh konsiderat për njeriun e thirrur siç eshtë rasti i prof dr Zejnullah Grudës i cila ka thirrje akademike dhe eshtë njohës i mirë i kesaj çeshtje, dhe disa here eshtë thirrur edhe ne toponime ku ne vitin 1959 ka qenë temë diskutimit prona dhe kufiri me Malin e Zi, e pikerisht e definon edhe ngastren “Vaganicen e Haxhajve” ku duhet ti kthehet teritorit të Kosovës. Një akademik si ti të benë gjera te tilla kanë mundur të bejnë vetem Halil Terrnovci dhe Basri Pllana. Ata dihej se punonin për interesa te politikes se Sllobodan Millosheviqit, por ti per cilat interesa dhe ne sherbim te kujt je? Nese bazohesh në konceptin e Rugovizmit dhe liderit historik te prof dr Ibrahim Rugovës e din i terë populli se kufiri me Malin e Zi ka qenë i përcaktuar në Çakorr dhe ketë mund e deshmojnë dhjetra fakte dhe deshmi të asaj kohe sa ishte gjallë. Andaj në emer të analfabetëve dhe njerzëve dy fyteresh nuk benë të thirresh.Rugova eshtë pjesë e Kosovës dhë sot je para një vendimit historik. Eshtë mirë ti eleminosh propagandat dhe te bazohesh ne harta dhe ne vendime të intelektualve dhe grupeve të ekspertëve të pa varur qe janë edhe anetarë të LDK’së(pjesë e subjektit tuaj nese nuk gaboj). Kujdes me popullin kujdes me teritorin.