Fyerja dhe Shpifja si vepra duhet të kthehen, Kodit Penal

    Sistemi juridik, gjegjësisht Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në legjislacionin e mëhershem penal, ne vete i ka pasur të inkriminuara në dispozitat e saja, veprat penale të shpifjes dhe të fyerjes. Dhe si rrjedhojë ka përcaktuar, përgjegjësitë penale dhe dënueshmëritë efektike me burgim në trajtim të këtyre veprave nga ligjdhënësi të cilët hartimin e këtyre dispozitave e kanë bërë profeseroët, e shkencave juridike, dhe gjyqëtare eminente gjejgiësishht, ka qenë grup apo elitë e specialiuzar juristësh.

    Kodi Penal, i mëhershem i Republikës së Kosovës sa i  përket këtyre veprave, ka pasë një politikë të mirë ndëshkimore, dhe senzibilizuese respekvisht, këto vepra penale kanë bërë rehabiltimin dhe parandalimin, sado pak, nga këto vepra kundërlgjore, dhe cenuese e normës së sjelljes, të individëve, grupeve, dhe shqoqërisë, në kuptimin e gjerë. Dhe mendoj, sipas bindjes sime që mund të jem edhe me kompetenc te flas per këto veprash apo këtë dukuri ,se hyrja e ketyre veprave kundërligjore, cenuese, në përgjegjësine penale, ka pasur efektin preventiv dhe edukues në shoqëri, që të largohen nga këto gjera, si, jo morale, aq jo edhe etike.

    Fyerja si vepër, në trajtimin e mëhershëm nën prizmit penal, në konteste gjyqësore, dhe ligji në fuqi, siq e parashihte patjëter duhej dhe në ate kohë, zgjidhej në procedure gjyqësore penale, sepse shume elemente kushtëzuese kane ndikuar, që fyerja të jetë vepër penale. Kjo, si në aspektin e cenimit të lirive te drejtave të njeriut per respekt dhe dinjitet moral, kjo ashtu nga aspekti se ne kulturën tonë këto shprehje janë rutinore dhe kanë përdorim te gjëre, kjo nga aspekti se fyerja në elementin e saj ne prakitkat gjyqësore është konsideruar paraprijëse e situatave konfliktuoze dhe përleshjeve të rënda, dhe aq edhe me fatalitet, se fyerja cenon prestigjin në shoqeri, aty ku mund të dalin ne shesh edhe gjërat intime, se praktikat gjyqësore në kulturën dhe traditën shqiptare, fyerjet i kanë konsideruar si burim kryesor, i kryerjeve të veprave penale, dhe etj etj.

    Shpifja, po ashtu ne trajtimin e saj me kodin e mëhershëm penal, respektivishtë kjo e inkriminuar si vepër penale, po ashtu ka pasur rol edukues dhe rol social, që të ndikoje tek masat, individët, shoqërinë, grupet, që të iu përmbahen, normës penale. Që  kjo ka pasur hapësiren, dhe vendin e duhur në kontestet penale, sepse prej kësaj kanë derivuar shumë gjëra negative. Ato janë, se janë cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut ne trajtim, te dinjitetshëm te tij dhe të respektuar,personat te cilët kanë bërë shpifje të pabaza janë përgjegjur penalisht, dhe për ata kanë qenë dënime bukur të mira po aq edhe efektive. Kjo më pas ka pasur preventiven edukuese, që njerëzit mos ta degradojnë tjetrin dhe të bëjne fjalë, për gjë sende të pavërteta me qëllim që te ia prishin reputacionin dhe autoritetin. Kjo po ashtu atë botë me atë kod penal, ka bërë senzibilzimin dhe në mediat apo mediumet televizive, apo gazetareske që edhe ata të mos trillojnë dhe te mos shkurajnë ato artikuj, sa për konsum të shitjes ditore, por që poashtu edhe praktika gjyqësore po ashtu shpifjen e kanë konsideruar, edhe si burim paraprak kryesore në konfliktet që janë shfaqur tek njerzit, me përleshjet të rënda dhe aq edhe me fatalitete ,sepse janë nga to janë bartur fjalët të ndryshme të paverteta, dhe etj etj.

    Kodi i mëhershem penal, me kategorizimin dhe faktorizmin e këtyre veprave mendoj se ka bërë një politikë të qëlluar ndëshkimore. Sespe populli gjejgësisht individët, dhe qytetarët kanë pasur një edukim, dhe e kanë ditur që në koshiencën e tyre se po te i zbatojnë këto vepra kundërligjore, cenuese, dhe aq të paamoralshme do të bartin, përgjegjësine penale, dhe ndaj tyre do te zbatohej procedure represive  strikte. Që mendoj se vetëm, procedura penale e cila zhvillohej atëher tek kjo, kategori te njërzeve ndikonte që këta te binden qe ne te ardhmen, mos te kryejnë vepra të tilla penale. E aq edhe  kur vinte edhe të dënimi meritor, që ato far denime penale kanë qenë bukur te mira. Dhe deri, edhe në atë shkallë efektive burgosëse sipas personalitetit të individëve dhe sjelljes, që mund të kishin qenë recidivistë kryerës serik . Dhe efektet apo efiqenca,  e kësaj politike ka pasur fryte të bukura sidomos kur e vleresojmë edhe kulturën tonë, dhe gjuhën që e perdorim,  por edhe problemet tjera të mundshme që kanë rrjedhur pikërishtë nga këto vepra penale, si lendimet të rënda, përleshjet dhe fatalitetet që kanë qenë si rezultat i këtyre veprave penale.

    Me Kodin e ri penal të hyrë ne fuqi në vitin 2013, për fat të keq dhe asaj, se me cilën arsyeje objektive që nuk kamë njohuri,  se këto vepra tani ndodhen nën tretmanin dhe regjimin civil, në trajtim të këtyre fenomeneve kundërligjore, të pamoralshme dhe jo të drejta në shoqëri.Tani këto vepra nuk mund të quhen më penale, por mund te quhen thjesht ta them, si procedurë dhe dënim kundërvajtes, si shembull që do të merja kjo për delikuentët të trafikut, me ato far gjoba, apo ndëshkime që marrin, dhe pasoja efekti është i njëjti i pandryshueshëm dhe i papërmisuar ne sjelljet.

    Këto tani, i rregullon dhe i trajon kodi civil, e cila procedohet me padi dhe zhvillmi i saj, gjyqësor është shumë i vonshëm mos të them anjehëre i zbatuar. Kur gjyqëtaret civile, këto vepra nuk iu dinë, frymën dhe shpirtin e tyre, nuk dinë nocionin dhe elementet kundërligjore ,pertej qdo elementi të atyre ligjeve civile që ata punojnë. Kur gjyqëtarët, keto vepra i neglizhojnë, sepse nuk dinë se si të i zgjdhin dhe të ndërmarin masat edukuese. Pra me qfar masa edukuese, mund të ndërremren këto në kodin civil, ku e vetmja ta quajsh që mund te jetë mase është gjoba apo edhe kërkim falje dhe e gjitha, përfundon dhe vazhdohet prapë. Mendoj që këto vepra duhet të i kthehen kodit penal, dhe të trajtohen në vendin aty ka kanë qenë më parë sepse efekti  i tyre ne procedurë penale, dhe në ato sanksionet penale, nuk mund të krahasohet assesi me procedurë civile, e po ashtu edhe, me dënimet qesharake që mund të zbatojnë ata.