E hënë, 8 Mars, 2021

Ushqimi i Modifikuar Gjenetikisht

Duhet të lexoni

Si u përshtat Sfida IDEA 2020 me COVID-19?

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional...

7 Marsi, si sakrificë drejt shtetformimit!

Nga Ana Abdi 7 Marsi i ne shqiptarëve… Rruga e sakrificës për dije, ardhmëri të ndritur, sakrificës për liri e...

Plot sharm dhe elegancë, Rudina Dembacaj shfaqet në super formë

Nga Marjon Gorica Aktorja Rudina Dembacaj është shfaqur ditën e sotme në rrjetet sociale në një mënyrë tepër të veçantë. Në...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Fakulteti i Stomatologjisë, Universiteti i Prishtinës
Depertamenti i Nutricionit, Universiteti  “Fama”
Prishtine, Kosovo
Prill, 2016

Dr.spec: Erza Voca Mulaj
Dr.spec: Erza Voca Mulaj

Abstrakti

Kjo është një analiz teorike dhe bibleografike e cila ka për qellim të trajtoj qeshtjen e ushqimit të modifikuar gjenetikisht, specifikisht anët negative te saj mirepo duke mos anashkaluar edhe anet pozitive te ketij lloj ushqimi. Me OMGJ (Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht) nënkuptohet një organizëm gjallor, pasuria gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave të inxhinierisë gjenetike. Sot, inxhenieria gjenetike është mjaft e zhvilluar dhe ka gjetur aplikime në shumë fusha, nga agrokultura tek mjekësia, deri tek ushqimet. Por hyrja e OMGJ-ve, mbi të gjitha në sektorin ushqimor, ka shkaktuar edhe një debat mbi mundësitë e zhvillimit të këtyre teknologjive, pasi duket se ekziston një lidhje mes përdorimit të OMGJ-ve dhe disa dëmeve në shëndetin e njeriut e të kafshëve. Megjithate, Duhet të sqarojmë se prodhimi i organizmave OMGJ, përpara se të përdoren për konsum, i nënshtrohen kalimit nëpër një filtër shumë të imët provash për efekte negative ndaj organizmit të njeriut. Gjithashtu, prodhimi dhe përdorimi i organizmave të tillë është i rregulluar nga ligjshmëri rigoroze qoftë në vendet prodhues të tyre qoftë në nivel ndërkombëtar.

Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) janë bimë apo kafshë të cilave kodi gjenetik i është ndryshuar në laborator për të siguruar që ata të marrin karakteristika specifike që nuk sigurohen nga natyra. Organizmat e modifikuara gjenetikisht percaktohen si organizma ne te cilat materiali gjenetik (ADN) është ndryshuar ne nje menyre jo natyrale (nga bashkimi i dy individëve te sekseve te ndryshëm) ose te nje kombinimi jo natyral. Organizma të tillë përmbajnë gjene të ndryshuar nëpërmjet metodave të inxhinierisë gjenetike. Ushqimet që përgatiten nga organizma të tillë, të cilët mund të jenë bimë ose kafshë, thirren shpesh me termin ushqime me OMGJ. Duke patur në dorë hartat gjenetike, ashtu edhe kodin gjenetik, inxhinieri gjenetike ka krijuar organizma të gjalla të reja (kryesisht bimor, por edhe shtazore), të cilat me genomin e tyre kanë të injektuar një apo disa gene të organizmave të tjerë të ndryshëm në gjini (Bredahl, 2001; Ahmed, 2002).

Le të themi se, ushqime të caktuara ndikojnë fuqishëm në rendimentin e trurit dhe në funksionet fizike të trupit, si në kujtesën e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri në aftësinë e të mësuarit dhe të përshtaturit ndaj nevojave të jetës. P.sh. ushqimet e pasura me lecitin, që ndodhet në familjen e bishtajoreve, rrisin fuqinë mendore, ndërsa ato të pasura me karbohidrate e të varfra me proteina, në mënyrën më të sigurtë të tyre e bëjnë njeriun të përgjumur, të ngathët e të vrazhdë. Kërkimet, si në atë kohë dhe në kohët moderne sot kanë vërtetuar që, ushqimi ose ushqyerja e saktë e kombinuar me aktivitetin fizik, mund të kurojë, sigurisht për një kohë më të gjatë se ilaçet, por më të sigurtë se ato, shumicën dërrmuese të sëmundjeve, për të mos thënë të gjitha. P.sh. çrregullimet nervore, çrregullimet në organet e tretjes, hemorroidet, henrie diskalis etj, mund të qetësohen nga medikamentet mjekësore, por kurrë s’mund të shërohen prej tyre. Përkundrazi, ato mund të shërohen totalisht vetëm nga mënyra e ushqyerjes. Atëherë, ku qëndron forca magjike e shërimit prej dietës korrekte të ushqimit? Me dietë, shpjegojmë dhe kuptojmë mekanizmin natyral të të ushqyerit tek njerëzit, jo sforcimin për të mbajtur dietë rraskapitëse, çmobilizuese deri në sëmundje-ndjellëse (Grimsrud, McCluskey., Loureiro, & Wahl, 2004).

Nga pikëpamja bujqësore, organizmat, apo ushqimi i modifikuar gjenetikisht, janë thjesht bimët e prodhuara nëpër një proces në të cilin një kopje e gjenit të dëshiruar është vendosur në një bimë tjetër për të arritur tiparet e dëshiruara të tilla si rezistenca ndaj ndonjë insekti, përmirësimi e produktit final në formë sa më të mirë në mënyrë që t’i përshtatet sa më shumë kërkesave të klientit dhe tregut (Noussair, Robin& Ruffieux, 2004).

Metoda e cila përdoret tek bimët e modifikuara gjenetikisht quhet bioteknologjia e cila është një metodë jashtëzakonisht e saktë në mbarështimin e bimëve e cila i lejon shkencëtarët për të ndryshuar qoftë edhe një karakteristikë të vetme të bimës por pa e prishur uzinën gjenetike. Bioteknologjia është përdorur për të zhvilluar tipare që e bëjnë bimën më shumë rezistente ndaj sëmundjeve të bimëve, dëmtuesve, kushteve ekstreme të mjedisit të tilla si thatësira, apo herbicidet (Baker & Burnham, 2001; Holst-Jensen, Rønning, Løvseth & Berdal, 2003).

Duhet të sqarojmë se prodhimi i organizmave OMGJ, përpara se të përdoren për konsum, i nënshtrohen kalimit nëpër një filtër shumë të imët provash për efekte negative ndaj organizmit të njeriut. Gjithashtu, prodhimi dhe përdorimi i organizmave të tillë është i rregulluar nga ligjshmëri rigoroze qoftë në vendet prodhues të tyre qoftë në nivel ndërkombëtar. Deri sot asnjë efekt negativ ndaj shëndetit që mund ti ngarkohet inxhinierisë gjenetike nuk është dokumentuar në popullatat njerëzore, ushqimet me OMGJ janë ngrënë nga miliona njerëz kudo nëpër botë pa ndonjë raportim për efekte sëmundjesh(Anklam, Gadani, Heinze,  Pijnenburg & Van Den Eede, 2002).

Përfundimi kryesor që mund të nxirret nga përpjekjet prej mbi 140 projektesh kërkimorë që mbulojnë një periudhë prej më se 25 vjet kërkim duke përfshirë më se 500 grupe kërkimorë është se bioteknologjia, dhe në mënyrë të veçantë OMGJ, nuk janë në vetvete më të rrezikshme se p.sh. teknologjitë konvencionale të kultivimit të bimëve”. Konsumimi i ushqimeve të përgatitur nga organizma të tipit OMGJ ka rezultuar i padëmshëm për shëndetin e njeriut Costa-Font, Gil, & Traill, 2008; Kuiper, Kleter, Noteborn & Kok, 2001).

Gjithsesi, prej listës së gjatë të organizmave me OMGJ nuk ka të deklaruar deri më sot të tillë që nuk mund të përdoret në mënyrë kategorike.Sidoqoftë, zgjedhja e përdorimit apo mospërdorimit të tyre është krejtësisht e lirë nga konsumatori. Shumë produkte ushqimore të modifikuara gjenetikisht për konsumatorin kanë problem si:

  • Ndjenja e frikës dhe preokupacionit nga e panjohura; shumë njerëz nuk janë në dijeni dhe për më tepër nuk janë të bindur mbi saktësinë e modifikime gjenetike (Gachet, Martin, Vigneau, & Meyer,998).
  • Problemet etike ; shumë persona e konsiderojnë modifikimin gjenetik si një sferë ku nuk duhet punuar, sepse është ndërhyrje në punët e perëndisë (Hino, 2002).
  • Problemet e konkurrencës; është faktor kyç në qarkullimin e produktet ku përdoret më shumë OMGJ. Amerikanët kanë investuar miliarda dollarë në këtë fushë dhe mbajnë lidershipin me gjenetikën molekulare, janë pro prodhimit dhe përhapjes së OMGJ-ve, europianët, janë më prapa në këto teknologji, kanë një qëndrim më skeptik, dhe hera-herës frenues. Në të vërtetë ushqimet e përgatitur me OMGJ, nuk kanë karakteristika të dallueshme nga ata të tjerët për vetë faktin se vetë organizmat OMGJ nuk pësojnë ndryshime të tillë të dukshëm. Kjo gjë vlen jo vetëm për perimet por edhe për të gjithë organizmat e tjerë qofshin këta bimorë apo shtazorë. E vetmja gjë që mund t’i dallojë është shenja e shkruar etiketimi, cila tregon se janë OMGJ gjë të cilën e bën vetë prodhuesi. Produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ) nga ana e shkencëtarëve, vlerësohet ne mënyrë shkencore se nëpërmjet proceseve gjenetike  marrin vetëm gjenin (ndonjëherë edhe të kafshës) që ata e konsiderojnë si të dobishëm dhe e inkuadrojnë atë në materialin gjenetik. Ata thonë se kjo nuk paraqet asnjë problem, në aspektin e shëndetit dhe ekologjinë e mjedisit (Anklam, Gadani, Heinze, Pijnenburg & Van Den Eede, 2002).

Për të përcaktuar se një ushqim dëmton shëndetin duhet pasur parasysh:

  • Mundësia e efektit të menjëhershëm, afatshkurtër ose afatgjatë të ushqimit në shëndetin e konsumatorit si dhe efektet negative në gjeneratat e ardhshme (Burton, Rigby, Young & James, 2001).
  • Ndjeshmëritë e veçanta shëndetësore të një kategorie të caktuar konsumatorësh, kur ushqimi është përcaktuar për këtë kategori,
  • Kujdes në efektet toksike të mundshme grumbulluese në këto produkte për arsye kontaminimi, të pranisë së lëndëve të huaja, të prishjes ose kalbëzimit.

Treguesi cilësor për këto produkte, për sigurinë ushqimore është Etiketa e Produktit. Gjurmueshmëria përcaktohet çdo substancë për të vepruar ose që ka bashkëvepruar me ushqimin në të gjitha nivelet e prodhimit,përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit, të lëndëve të para, me origjinë bimore. Konsumator, largohuni nga tregtimi dhe konsumimi i këtyre produkteve pa etiketën përkatëse (Miraglia, , Berdal, Brera, Corbisier, Holst-Jensen& Zagon, 2004)..

Konkouzioni

Organizmat e modifikuara gjenetikisht percaktohen si organizma ne te cilat materiali gjenetik (ADN) është ndryshuar ne nje menyre jo natyrale (nga bashkimi i dy individëve te sekseve te ndryshëm) ose te nje kombinimi jo natyral. Organizma të tillë përmbajnë gjene të ndryshuar nëpërmjet metodave të inxhinierisë gjenetike. Ushqimet  tilla  ndikojnë fuqishëm në rendimentin e trurit dhe në funksionet fizike të trupit, si në kujtesën e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri në aftësinë e të mësuarit dhe të përshtaturit ndaj nevojave të jetës. Por vlen të përmendet se prodhimi dhe përdorimi i organizmave të tillë është i rregulluar nga ligjshmëri rigoroze qoftë në vendet prodhues të tyre qoftë në nivel ndërkombëtar. Për të përcaktuar se një ushqim dëmton shëndetin duhet pasur parasysh: mundësia e efektit të menjëhershë; ndjeshmëritë e veçanta shëndetësore; kujdes në efektet toksike.Treguesi cilësor për këto produkte, për sigurinë ushqimore është Etiketa e Produktit.

Referencat

Anklam, E., Gadani, F., Heinze, P., Pijnenburg, H., & Van Den Eede, G. (2002). Analytical

methods for detection and determination of genetically modified organisms in agricultural crops and plant-derived food products.European Food Research and Technology214(1), 3-26.

Ahmed, F. E. (2002). Detection of genetically modified organisms in foods.TRENDS in

                        Biotechnology20(5), 215-223.

Baker, G. A., & Burnham, T. A. (2001). Consumer response to genetically modified foods:

market segment analysis and implications for producers and policy makers. Journal of Agricultural and Resource Economics, 387-403.

Bredahl, L. (2001). Determinants of consumer attitudes and purchase intentions with regard

to genetically modified food–results of a cross-national survey. Journal of    consumer policy24(1), 23-61.

Burton, M., Rigby, D., Young, T., & James, S. (2001). Consumer attitudes to genetically

modified organisms in food in the UK. European Review of Agricultural Economics28(4), 479-498.

Costa-Font, M., Gil, J. M., & Traill, W. B. (2008). Consumer acceptance, valuation of and

attitudes towards genetically modified food: Review and implications for food policy. Food policy33(2), 99-111.

Gachet, E., Martin, G. G., Vigneau, F., & Meyer, G. (1998). Detection of genetically

modified organisms (GMOs) by PCR: a brief review of methodologies available. Trends in food science & Technology9(11), 380-388.

Grimsrud, K. M., McCluskey, J. J., Loureiro, M. L., & Wahl, T. I. (2004). Consumer

                        attitudes to genetically modified food in Norway. Journal of Agricultural

                        Economics55(1), 75-90.

Hino, A. (2002). Safety assessment and public concerns for genetically modified food

                        products: the Japanese experience. Toxicologic pathology,30(1), 126-128.

Holst-Jensen, A., Rønning, S. B., Løvseth, A., & Berdal, K. G. (2003). PCR technology for

                        screening and quantification of genetically modified organisms

                        (GMOs). Analytical and Bioanalytical Chemistry375(8), 985-993.

 Kuiper, H. A., Kleter, G. A., Noteborn, H. P., & Kok, E. J. (2001). Assessment of the food

                        safety issues related to genetically modified foods.The plant journal27(6),

                        503-528.

Miraglia, M., Berdal, K. G., Brera, C., Corbisier, P., Holst-Jensen, A., Kok, E. J., … & Zagon,

  1. (2004). Detection and traceability of genetically modified organisms in the

                        food production chain. Food and Chemical Toxicology42(7), 1157-1180.

Noussair, C., Robin, S., & Ruffieux, B. (2004). Do Consumers Really Refuse To Buy

                        Genetically Modified Food?*. The economic journal114(492), 102-120.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

E dashura Jetë

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice'   Aq sa e bukur, aq edhe e brishtë, herë më humb në errësirë e herë...

Toka

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' U ktheva mbi tokën nënë këtë mëngjes dhe vendosa ta shëtis, që me flladin e freskët të fëmijërisë të...

Toleranca dhe diversiteti

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Si një adoleshente dua të ndalem në një pikë që është shumë e prekshme në ditët e sotme, në...

Si u përshtat Sfida IDEA 2020 me COVID-19?

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga...

7 Marsi, si sakrificë drejt shtetformimit!

Nga Ana Abdi 7 Marsi i ne shqiptarëve… Rruga e sakrificës për dije, ardhmëri të ndritur, sakrificës për liri e shanse të barabarta ekonomike si...

Më shumë artikuj të ngjajshëm