Jo demarkacionit te shitjes së tokës shqiptare!

    Sipas shënimit me shkrim dore të autorit, kësaj harte i mungon pjesa shqiptare e Maqedonisë dhe pjesa nën Malin e Zi.
    Ajo në vetvete paraqet kufirin ekzistues ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë [Kosovës], e përcaktuar në vitin 1914, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur në Shqipëri drejtonte Qeveria e Durrësit dhe në krye të trojeve shqiptare ndodhej i pranishëm Princ Vidi.

    14054202_569682066548462_6141737553884510886_nËshtë kjo periudhë kur Gjermania dhe veçanënrisht Austro – Hungaria, shfaqnin interesin maksimal për trojet shqiptare dhe për shtetin e sapo dal nga errësira 5 shekullore Osmane.
    Këto dokumente të përfshira në një dosje me 7 harta brenda saj, janë një studim autentik i oficerit madhor Roberto Segre, përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Italiane, të emërtuar “PIANI DELL’OPERA COME SI PERDE”.
    [Albania – Ski Aci]. Në përmbajtjen e saj janë këto emërtime:
     Teatri i Operacionit.
     Rajoni në veri të Drenovcit
     Media Drino – Valjevo
     Shabac,
     Mes Sirmiumit Jugor dhe Osecina – Arandjelovac
     Midis Osecina – Arandjelovac dhe Uzhice Çaçak
     Bosnje Hercegovina Lindore – Uzhice – Sangiaca – në perëndim.
    Shënimi në fund të dosjes: S.A. në Tipografinë Vares.
    Synimi i studimit të territoreve nuk ishte pjesa qëndrore e trojeve shqiptare, por pjesa veriore dhe lindore e tyre kundër invazionit sllav.
    Po flasim këtu për vitin 1914.

    14089147_569682186548450_4792769467820805837_n13907191_569682249881777_7588728805869647697_n
    Kjo dosje hartash e formatuar në terren nga një oficer madhor i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane ishte një pararendje e përgatitjes ushtarake dhe synimeve të Italisë si fuqi e madhe evropaine perëndimore për okupimin e territoreve Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore.
    Shtrirja e këtij studimi deri në rrethinat e Beogradit, në veri, lindje dhe perëndim të tij, përgjatë Lumit Sava, Drinas, territoret e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, territoret e Maqedonisë, ka shpjegimet e veta në lidhje me ngjarjet që rrodhën në zhvillimin e luftës, ku interesat më të mëdha dhe prania ushtarake u shtrinë veçanërisht në dominimin e territoreve shqiptare, duke i kthyer ato në arenë luftë të përgjakëshme mdis tyre.
    Fati tragjik i ushtrisë serbe në trevat e Shqipërisë gjatë periudhës së luftës botërore, prania austro – hungareze në pjesën më të madhe të territoreve qëndrore e veriore të trojeve shqiptare, prania italiane në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, prania ushtarake franceze në “Republikën Franceze të Korçës”, prania bullgare me ndikim deri në Shkup, Kumanovë, Ohër e deri në afërsi të Elbasanit, veprimet ushtarake malazeze për pushtimin e Shkodrës, invazioni grek në juglindje të Shqipërisë, janë vet natyra e shëmtuar e veprimit me dhumnë të interesave kapitale e koloniale për të siguruar bregdetin e Adriatikut dhe vçanërisht portin e Durrësit.
    Nuk është rastësi kundërvënia e Esat Pashë Toptanit qeverisë së shpalljes së Pavarësisë në Vlorë me kryeministër Ismail Qemal Bej Vlora, rrëzimi i saj dhe ngritja e qeverisë së Durrësit, duke arritur të krijonte një klimë armiqësore për Pric Vidin në Shqipëri, deri në largimin e tij.
    Nuk është e rastit diktati i Pashait të kënatave të bretkosave mbi qeverinë e Durrësit, duke mbajtur postin e Ministrit të Luftës dhe komandantit të forcës së armatosur, tendenca e tij për rikthimin e Turqisë në territoret shqiptare dhe pas kësaj, shitja e interesave të Shqipërisë në Serbi.
    Ky injorant me zgjuarësi fshtaraeske, në mënyrë të kamufluar krijoi kushte izolimi për princin Gjerman dhe e ktheu qeverisjen e Durrësit në një vegël qorre të interesave të tij, me një kryeministër dhe minister të jashëm [Turhan Pashë Përmetin] dhe 6 ministra anadollakë, të paaftë për të plotësuar misionin dhe përgjegjësitë e tyre, që gjithçka e bënin nëpërmjet gjuhës turke.
    Në këtë periudhë, situate në trojet shqiptare ishte tërësisht jashtë kontrollit.
    Shikoni me kujdes se ku fillon kufiri shtetëror me Malin e Zi.
    Filloni të ndiqni vijën kufitare nga Çakorri dhe në të gjithë kuotat e lartësive malore përgjatë kufirit.
    Në një material të zgjeruar në vazhdim, do të dalin në dritë fakte të qëndrimit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre, çfarë nënkupton një reflektim në kohë pas një shekulli prej politikës shqiptare, e cila me qëndrimin që po mban dhe këmënguljen e saj për të miratuar këtë demarkacion, po futet në rrugën e tradhëtisë dhe të shitjes së interesave kombëtare për karrierën e tyre politike dhe bindjen e verbër ndaj faktorit ndërkombëtar.
    Kjo hartë dhe dokumentet shoqëruese janë një dëshmi e gjallë, e thënë me gojën dhe studimin e të huajve, çfarë nënkupton se këtu nuk kemi të bëjmë me “nacionalizmin shqiptar”, por me gjykimin e shëndoshë për nevojën deri në referendum popullor për një problem kaq madhor, që nuk mund të lejohet të shkojë kaq lehtë me një shumicë kartonash në parlament.
    Kjo është një ndihmë e drejtpërdrejtë për të gjithë ata deputetë, të cilët nuk janë vegla qorre të një politike të asfiksuar, por pavarësisht ngjyrimeve partiake, ata mbi të gjitha duan dhe duhet të duan trojet e të parëve tanë, të cilët na i kanë lënë AMANET.

    Sulejman Abazi NESHAJ
    Tiranë më 20/08/2016.