Lëmshi në Teatrin Kombëtar të Kosovës!

    Shkruan: Vedat Haxhislami

    Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës na paska dal ne mbrojtje ne artisteve të Kosovës, dhe paska kërku dhe ba thirrje qe te pranohen 50 aktor në TKK. Për një moment mendova sa mire qe kemi dikend që na mbron? Kush qenka ky far i ashtu quajturi bordi ekzekutiv i kësaj shoqate që shkurt quhet SHATK? Ju ktheva përsëri Kumtesës 14 (Përkitazi me Konkursin për Ansamblin Rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës) dhe pash që postimin e kishte bere Kushtrim Koliqi!? Pyeta disa koleg nëse ka ndonjë Kushtrim tjetër, apo është Kushtrimi që ne aktoret e patem në juri për përzgjedhjen e ansamblit të TKK-s! Pergjigjja ishte që është i njëjti person, madje shtuan që pos ti që ka qënë edhe në BORDIN e TKK-s deri para disa muajsh, e tash që e patëm në Juri, është edhe Jeton Neziraj edhe në SHOQATE edhe Kryetar bordi të TKK-s. Pastaj me treguan që aty është edhe Bekim Lumi e disa tjerë. Konkludova aty për aty, që ne fakt këtu kemi te bejme me një rrjet që e kane në dore Teatrin Kombëtar të Kosovës, po edhe këtë far shoqatën që do duhej me na mbrojte të drejtat ne artisteve kur ka ndonjë shkelje nga TKK dhe ndonjë teatër tjetër në Kosove. Kësaj i thonë në gjuhen politike edhe Ekzekutiv edhe Gjygjesor. Kjo far shoqate në fakt në menyrë të pa drejte të organizon konkurs, e me pastaj vet del të mbron! E tmerrshmeee. Me e keqja e tere kësaj është se më këtë far kumtesë këta far tipat ndikojnë të aktoret, sepse disa nga ta me thane: Mos u ngut Vedat se a po sheh që ata kanë kërkuar që të behët ansambli me 50 aktor… Ooo te shkrete ju thash atyre qe ishin në tavolinën time. Kjo kumtese e tyre është kërkese që ata të fusin edhe 5-6 aktore te rrjetit të vet në Ansambel, dhe as që ju intereson për aktoret tjerë. A se shihni që kemi të bëjme me konflikt interesi të drejtpërdrejtë tek këta njerëz. Sepse nuk mundesh të jesh në udhëheqje te teatrit, dhe njëkohësisht të jesh edhe ne organizatën që mbron të drejtat e punëtoreve të TKK-s. Hapeni gojën Ooo aktor. Duhet të kërkojmë urgjentisht që të mblidhemi në SHATK dhe të kërkojmë dorëheqjen e atyre që janë edhe në SHATK edhe në TKK. Këta definitivisht janë me politikane se politikanet. Ky rrjete me këta njerëz është me i rrezikshëm se çdo klan a grup qa ka pas Kosova pas luftës sepse janë edhe më shoqëri civile, edhe me politike.Sa DEMAGOGJI e tere kjo Kumtesa 14. Me ngjau si fushata elektorale e partive politike para dhe pas zgjedhjeve, kur premtojnë para zgjedhjeve, e pas zgjedhjeve dalin demek smujtem kësaj radhe, po që po mundohemi për ju. Ama kurrë se kam mendu që Artistet te jene ma te keqi se politikanet me bo me dal përgjimet e këtij rrjeti ju garantoj që ma fëlliqet se këto përgjimet qe po dëgjojmë do te jene.

    E tmershmeee.