Deputetet më një shtator janë para një sprove historike

    Në protestën e të shtunës  në Pejë, kundër Demarkacionit të verzionit pushtetarë isha i pranishem edhe unë . Sidomos në shkrimet e mia të fundit autoriale pata vu në spikamë së nevoitet një angazhim shumë më I madh i të gjitha  forcave politike , shoqatave , shoqerive civile,  por para së gjithash një angazhim shumë më madh i popullit, kur bëhët fjalë për çështje cruciale të  shtetit  siq është edhe çështja e Demarkacionit . Në protestën e  mbajtur  në Pejë  e cila ishte masovike , duket së reagimet e  zëshme të  publicistëve , analistëve politikë , opozitës në senzibilimin më të madh të opinionit publik lidhur më demarkacionin  por edhe më gjendjen përgjithshme jo të mirë , kan fillaur të japin frytin e vet të madh. Pjesëmarrja e një spektri të gjerë politik dhe pjesëmarrja   e madhe  e qytetarëve ka ngjallur shpresat për një vetëdijësim    qytetarë  kur bëhët fjalë për çështje kapitale siq është  edhe shënimi i vijës kufitare më Malin  e Zi. Pa dyshim së një meritë e veqantë  lidhur më senzibilizimin e opinionit e gjëre  publik i takon ish kryetarit të komunës së Pejës , Ali Lajqit.  Ai  ndër të tjera  në këtë tubim protestues i bëri  më dije strukturat  më të larta të shtetit se duhet  të bëjnë  shumë kujdes më kufijtë shtetëror .Kërkojë  nga deputetet që më një shtator  mos ta votojnë verzionin  zyrtar për demarkacionin , së Kosova  humbë  mijëra hektarë tokë, dhe së ratifikimi eventual mund të ndikojë në  eskalimin  e situatës politike dhe situatës në përgjëthesi . Kjo ishte dashur   të merrët seriozisht nga kuvendaret e Parlamentit të Kosovës, të cilët janë  para një sprove të re historike  .  Porosia  që doli  nga ky tubim protestues  është   sigurisht edhe zëri   i shumicës së qytetarëve të Kosovës. E thash edhe më lartë së mua shumë më mbushi më optimizem së populli ka filluar më reaguar më fuqishem  karshi punëve jo të mira që po i bën  kasta politike  në pushtet. Pjesëmarrja më masovike në tubimin kunder ratifikimit të demarkacionit  në një formë apo tjeter ishte  edhe  shprehje e pa knaqësisë së qytetarëve karshi situatës së eskaluar politike që shumë kohë, dhe paknaqësive karshi jetës së keqe të cilën po e bëjnë  , pa e qitur për asnjë moment  në plan të dytë  Demarkacionin   .Ky mobilizim qytetarë duhet të vazhdojë në të gjithë qytetet e Kosovës , sepse në pyetje nuk është vëtem marrja e tokave të rugovasve  të cilët historikisht  i mbrojtën  më dinjitetin më të madh tokat  shqiptare , por është në interesin e përgjithshem . Nuk është e lejueshme dhe as  e justifikueshme siq po i ndëgjojmë disa duke e marrë  Demarkacionin si çështje vëtem  e rugovasve, apo si çështje  vëtem të Rrafshit të Dukagjinit. Kjo ndarje në baza krahinore kur bëhët fjalë për territorin e Kosovës , është një tezë tepër e rrezikshme . Bukur shumë kur jemi ketu është instaluar logjika e keqe jo e pa qellimtë , unë do të thosha edhe antikombëtare, e ndarjës mbi bazat rajonale për gjithqka që po bëhët fjalë.  Është  shumë e dëmshme të mendohet së  nese cenohet  një pjesë e vendit në veri , jug, lindje apo perëndim të Kosovës, të lidhet apo të mbetet si interes vëtem i trevës së caktuar .Duket së një pjesë e madhe e spektrit tanë politik, e veqmas  e atij pushtetarë është instluar një logjikë e tillë , e cila nese pretendon të përgjithësohet do të bëhët shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme për fatin tonë si shtet .  Kjo do të shkonte direkt në favorin e hegjeminisë serbosllave dhe të hegjemonisë ruse  .  Këta në krye të shtetit e kan humbur rrugën në oborr. E kan humbur rrugën në oborr së lakmia pas të mirave materjale dhe pas pushtetit apsolut ua ka errësuar sytë dhe mendjën. Këta janë  bërë të dëgjueshmit e faktorit ndërkombëtar pa  as një mbulesë , së ata ua kan zënë sigurisht  “bishtin “më derë për keqpërdorime, malverzime dhe  për afera të ndryshme  kriminale . Edhe disa zyrtarë të shteteve mike si  ambasadori i Anglisë në Kosovë e tha në një intervistë , së problemet e mbrendshme duhet ti zgjedhim na vet . Për çdo dështim politik por edhe dështime të natyrave të tjera , kasta politike në pushtet ,po thirrët së kështu kan kërkuar miqët tanë ndërkombëtar  e broqkulla të tjera që  iu ka dalur krejt boja .Të shpresojmë së  Demarkacioni do të jetë shthurja e parë fatlume për këtë shtet të kapur nga këta njerëz hileqarë e grabitaqarë,   të cilët janë bërë  të dëmshem për  proceset demokratike , janë bërë të dëmshem  për shtetin e Kosoves dhe  janë bërë të dëmshem për të ardhmen tonë…