Është e pa pranueshme kapitulimi para logjikës nënshtruese

    Shpesh ndëgjohet konstatimi së “Se  populli e ka udhëheqjën çfarë e meriton”. Bie pyetja logjike , a është ky konstatim i drejtë dhe pse nuk vlenë për të gjithë popujtë dhe shtetet një konstatim i tillë? Në  shtetet e ish bllokut komunist popujtë  kanë jetuar keq, sepse iu kan nënshtruar   shtypjës  , kurse në anën tjetër kemi pasur  shtetet e sistemit capitalist  ku popujtë  kanë   jetuar në demokraci  duke bërë  një jetë të mirë. Kemi  gjermanët të cilët i ka ndarë muri i Berlinit  në dy pjesë  . Ata gjermanë  të cilët kan jetuar në sistemin komunist  kanë jetuar shumë më keq në krahasim më vëllëzërit e tyre të cilët kan jetuar në sistemin e avansuar  kapitalist.  Këshu ka ndodhur edhe në vende tjera të botës. Nuk bëhët fjalë këtu për popujë meritor ose më pak meritor, por bëhët fjalë së në cilin sistem kanë jetuar ose jetojnë  popujtë . Ata të cilët i kan pasur regjimet diktatoriale natyrisht së kan jetuar shumë më keq .Që i njejti popull ka mbetur nën sundimin e regjimeve dimetralisht të kunderta faji nuk është i popullit , por luftat e zhvilluara dhe sferat e ndikimit në botë kan qenë të tilla. Gjermanët  pas 40 viteve arritën të bashkohen , për dallim nga shumë shtete dhe shumë popujë të cilët nuk e kan pasur ende mundësinë e bashkimit . Politikat e  superfuqive i kan ndryshuar hartat gjeografike në botë shpesh pa drejtësisht , duke i lënë popujtë më gjuhë ,  kulturë dhe territor   të  përbashkët  të jetojnë në shtete më të cilat nuk  i lidhë asgjë , pos që janë fqinjë. Këtë fat të keq   e paten edhe shqiptarët  të cilët mbeten jashtë trungut të lashtë ilirik, më fajin e fuqive të mëdha të kohës.  Kjo bëri që  ata  të sundohen edhe nga regjimet  diktatoriale. Kosova dhe trojet tjera etnike mbeten nën sundimin e serbosllaveve  . Edhe shqipatarët që jetuan në Shqiperi deri të shëmbja e komunizmit  në Evropë ishin të detyruar të përjetojnë   diktaturën . Nuk mund të thëmi  së shqiptarët i merituan regjimet  tiranike në trojet e tyre  etnike.Nese kjo tirani ua ka imponuar regjimet , nuk mund të konkludojmë edhe për  fajin e popullit pse i kan pranuar këto regjime diktatoriale .Rendi i ri botëror bëri   të mundur  shkëputjën nga komunizmi të shteteve të ish bllokut komunist.Proceset demokratike në Evrope por edhe në botë ishin  të pandalshme . Edhe pse ka perënduar epoka e sundimtarëve të menyrës klasike të sundimit   , duket sikur janë zgjuar bukur shumë lugateritë e këtyre regjimeve .Kur jemi këtu neve natyrisht më shumë  na intereson Kosova si shteti më i ri në Evropë.  Duke u nda më luftë në vitin 1999 nga Serbia , kemi menduar së do të shkëputemi përgjithmonë edhe nga koha e diktaturës së egër komuniste. Për fatin tonë të keq , ende në kokat e këtyre sundimtarve të Kosovës por edhe të Shqipërisë po mbretëron logjika e regjimit autokratik. Nese dikur ka qenë kohë tjeter dhe rrethana tjera  politike në Evropë dhe botë, sot kur kemi hapëruar në shekullin 21, nuk ka asnjë justifikim të kthimit tonë mbrapa. Duhet pranuar së  kemi tendenca të hapura të kthimit të logjikës sundimtare më shtetin dhe masën. Regjimet aktuale në Kosovë dhe  në Shqipëri fshehurazi por edhe haptazi më veprimet e veta , janë duke u shkëputur nga populli, duke ndërtuar shtet më shumë për vete. Janë duke sunduar duke u thirrur në emer të popullit. Tash në këtë kohë dhe në këto rrethana politike është e pa pranushme logjika nënshtruese .Edhe mund të vjen në shprehje thënja së ‘çfarë  është populli të tillë e ka udhëheqjën “, kur dihet së janë të gjitha mundësit e demantimit të një teze të  tillë  politike. Unë ende shumë besojë së nuk do të pranohet një konstatim i tillë . Shqiptarët  historikisht ditën ta ruajnë dhe ta mbrojnë  qenjën e tyre kombëtare.  Nuk justifikohet gjendja e keqe politike dhe e rrjedhave ekonomike pas 17 viteve . Ka qenë e logjikshme që pas luftës duhet durim dhe përmbtaje sepse vendi ka qenë i shkatërruar nga lufta.  Por, 17 vite dhe ende nuk i shihet fundi  këtyre marrëzive  , kjo nuk justifikohet. Sikur në shqiptarët gjithmonë  patem, fatin  e keq që të na dalin përpara të pa dijshmit, të pa ndërgjegjshmit dhe të pa moralët politik.  U treguan lakmitarë i të mirave materjale, duke lënë anash interesin e përgjithshem. Madje ,shumë prej tyre akuzohen së kan bërë krime , së për korrupcion veq është bërë e ditur kjo punë .Patem gjatë këtyre viteve edhe vrasje të motivuara politikisht të cilat kurrë deri më tash nuk u zbardhën së pari  nga administrata mamute  e UMNIK-ut,  nuk u zbuluan as nga EULEX-i, dhe as nga organet tona shtetërore. Kjo tregon së sa jemi largë të bërit shtet funksional dhe shtet ligjor. Në këtë konglemerat të dobët politik , natyrisht së vijnë edhe në shprehje  krizat e ndryshme   .  Edhe mos  transparenca është indikatori i keq i gjendjës së krijuar  . Sikur që nga  fillimi të kishim  pasur transparencë  nuk  do ta kishin një situatë  të tillë jo të volitshme politike . Lëshimet  që prekin statusin politik të Kosovës filluan më të madhe  nga Fusnota, pastaj   marrveshjet të cilave kurrë nuk iu përmbajtë Serbia, lëshimet më Asociacionin e komunave Serbe  më kompetenca vendimarrëse deri të loja më kifijtë shtetëror . Kur gjithë kësaj ia shtojme gjendjen e dobët ekonomike dhe sociale , mund të konstojmë më të drejtë së kjo kastë politike  moti ka rënë  në provim …