Koalicioni PDK – LDK u tregua së ishte kulmi i marrezisë politike

    Kjo situatë politike jo e mirë dhe kjo situatë ekonomike gadi në  kolaps janë produkt i keq qeverisjës më vendin gjatë 17 viteve të shtegtimit në liri. Kjo qeveri e fundit  e Isa Mustafës i barti mbi supe  shumë probleme të grumbullura të qeverisë Thaqi 1 dhe Thaqi 2 , të cilat qeveri  nuk punuan hiq mirë . Gjatë këtyre viteve më së shumti u plaçkitë Kosova nga plaqiktësit e pa mëshirshem të cilët nuk kishin ditë më keq ta keqpërdorin votën e sovranit. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët më gjasë  i kan fërkaur duart më u pasuru pafundësisht. Kështu fatkeqësisht është kuptuar shteti   nga partitë kryesore politike që erdhën në pushtet. Nuk është kuptuar së  ata janë aty për ti realizuar kërkesat e popullit .Shteti nuk ndërtohet më vjedhje , më plaqkitje të pronës shoqërore , më zhvatje, më uzurpime të ndryshme , më  krim te organizuar , korrupcion  e më shumë  fenomene negative të cilat e goditën Kosovën pas luftës , kur pak kush e ka pritur një zhvillim kaq negativ të ngjarjeve. Koalicioni i fundit  PDK dhe LDK ishte kulmi i marrëzisë politike që e treguan këto dy vite të qeverisjës më vendin . Kur PDK-e nuk gjente partner qeverisës , na doli LDK-ja e Isa Mustafës e cila gjatë gjithë fushatës elektorale kishte adresuar kritika të rrepta karshi PDK-së, dhe ishte betuar së kurrë nuk do të hynë në qeverisje më PDK-në e Thaçit. Para prakisht ishte formuar koalicioni i madh VLAN ,i cili u prishë kur strukturat më të larta te LDK-së vendosën  të bëjnë koalicion jo të natyrshem  më PDK-në. Vendi për gjashtë muaj mbeti pa qeveri dhe nuk do të ishte prishë më shumë as më pak po mos të mos  kishim qeveri fare?! Pse thëmi kështu? E tregoj koha  se qeveritë nuk ishin funksionale  gadi për asgjë . Gjendja politike dhe rrjedhat ekonomike edhe  më qeveri por edhe pa te  fare nuk do të ishin më të dobëta së sa janë aktualisht. Kaluan dy vite dhe asgjë pozitive , veq punë të mbrapshta jemi duke numeruar. Ideja së ndoshta qeveria nuk na duhet fare qendron këtu e  me decenje më parë e njohur më emertimin- anarshizem.  Anarshia është në lidhshmeri më gjendjën kaotike dhe më mungesën e rendit  në një shtet.  Poenta nuk ishte këtu , por qe rendi dhe  gjendja e stabiltetit ka mundësi të kontrollohet edhe pa qeveri?! Këtu gjithnjë flasë në kontekst më gjendjën qfarë e kemi ne në Kosovë, sidomos këtyre viteve të fundit. Çfarë qeverie mund të kemi   më njerëz të pa ndërgjegjshem dhe të pa moral politikë. Çfarë qeverie mund të jetë ajo kur në përberjën e saj ka njerëz më biografi  kriminale dhe më njerëz  të korruptuar. Kjo po shihet ashiqare , jo qe po e thëmë unë , ose që po e thojnë rregullisht edhe të  tjerët. .Pikërisht pse kemi njerëz shumë pa meritor në krye të shtetit , edhe e kemi një gjendje të tillë më premisa të gjendjës kaotike. Polarizimet politike kan arritur kulmin më shumë për shkak të interesave të kësaj kaste politike në pushtet. Interesa  përsonale janë duke shpërfaqur edhe disa liderë të partive kryesore politike. Çfarë qeverie është ajo kur ata që janë të thirrur të mbajnë rendin dhe ligjin , po shfaqin tërë agresivitetin  e tyre politik  në shërbim të interesave përsonale ,  interesave grupore , e që ishte dashur të jetë krejt e kundërta. Kur qeveria drejtohet më njerëz të dyshimtë , natyrisht së nuk mund të kemi gjendjën e mirë politike dhe as të shtetndërtimit dhe mirëqenjës shoqërore. Qeveria nuk formohet për njerëzit e caktuar , por për ta drejtuar shtetin ashtu siq e kërkon demokracia dhe sistemi shumë partiakë. Pa drejtësitë e mëdha dhe jo barabarësia para ligjit është duke e rrënuar Kosovën. Gjithnjë e më shumë jemi duke shkuar nga një situatë anarshike , e cila nuk i duhet askuijt sot në Kosovë ,  veq nese iu duhet këtyre  keqbërsëve politikë dhe keqbërsëve ekonomik .  Kështu siq janë duke shkuar punët po dënohet shteti i ri i Kosovës për interesa të ngushta të kësaj  kaste politike . Po na ndodhin shumë të keqija kur vendit dhe qytetarëve iu duhet krejt një kurs tjetër   frytëdhënës  politikë dhe  më tema që jetën do të na bënin shumë më të mirë. Secili popull thuhet së e ka udhëheqjën çfarë e meriton , por sigurisht së secili popull është hisedarë edhe të anarshisë  të nivelit  çfarë e ka lejuar ti ndodhë. Për Opozitën kjo qeveri praktikisht nuk ekziston , ekziston si jo legjitime . Ekziston dallimi i madh nga shteti të cilin po e ndërtojmë ,  dhe nga  shteti funksional , shteti ku të gjithë ndihen  të barabartë para ligjit. Do të ishte dashur që të gjithë të kemi  një qëllim . Të ndërtojmë mirë shtetin që e fituam më gjak pas 100 viteve të okupimit klasik  nga Serbia-Jugosllavia. Mos të kthehemi kah barbaria duke luftuar njeri- tjetrin pa asnjë nevojë dhe pa asnjë shkas…