E lexova një shkrim “të mirë” të Isa Mustafës në fb. Kishte shkruar shumë mirë së çfarë në të vërtetë do të duhej të ishin proceset politike dhe veqmas rrjedhat ekonomike në Kosovë.Kryeministri , Mustafa lavdërohet në këtë postim për punën e mirë të qeverisë të cilën ai e drejton , e plotë fjalë të mira të tjera , të cilat bien ndesh katërcipërisht më situatën politike tensionuese dhe rrjedhat ekonomike të dobëta . Mustafa e përmend rritjën ekonomike. Po, në rregull, po nuk e thekson së çka përfituan qytetarët dhe të pa punët nga kjo rritje ekonomike? Edhe nese ka rritje ekonomike , sa vlenë ajo rritje kur kemi gjendjen alarmante të atyre të cilët po kërkojnë punë. Pse nuk tregoi kryeministri, Isa Mustafa së çka është duke u bërë në zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe ekonomisë së mesme të cilat janë të një rëndësie të madhe për zhvillim të gjithëmabarshem ? Pakë. E përmend konsolidimin e buxhetit. Më mirë është ta kishte thënë së buxheti i trashëguar nga Qeveria e Thaçit ka qenë buxhet më shumë emergjent. E çka mund të bëhët në planin zhvillimor më këtë buxhet bie fjala? Fare pakë. Por, këtyre qeveritarëve po iu mungon shumë transparenca , e cila pastaj po i kushton Kosovës. Kur qendron puna kështu më një buxhet të tillë, atëherë sigurisht së burimet për avansimin e ecurive zhvillimore ekomomike duhet kërkuar . Ka burime, po sa ato po shfrytëzohen është një kapitull krejt tjetër. Thithja e investimeve të jashtme p.sh, do të ishte një punë fortë e mirë për zbutjën e gjendjës së pa punësisë enorme. Kjo nuk po ndodhë së investitorët e jashtëm nuk po iu levërdisin kastës politiko -financiare në pushtet.Nuk dojnë ti rrezikojnë të gjitha ato biznese të pa ligjshme që i kan. E përmendë në këtë postim kryeministri Mustafa edhe sektorin bujqësor duke e cilësuar si stabil .Sektori bujqësor është shumë më rëndësi për Kosovën kur dihet së më çfarë tokash pjellore posedojmë , e veqmas Rrafshi i Dukagjinit . 17 vite pas përfundimit të luftës dhe produktet vendore nuk kan as sigurinë minimale në treg. Shiten prodhimet më çmime mizerable, duke mos pasur mundësi bujqitë e vyer të Kosovës, të nxjerrin siq thuhet në gjuhën e popullit as shpenzimet minimale.Subvensionimet janë aq të vogla sa nuk ia vlenë as ti përmendim, edhe pse ka mundur të bëhët shumë pikërisht në këtë plan.Një pronar i një restorani më thotë, “Merreni më mend nuk kemi mundësi në Kosovë të kemi shumë prodhime vendore, madje duhet të importojmë thotë ai edhe mandanozë!!! Një pjesë të shkrimit Mustafa ia kushton korrupcionit , e krimit të organizuar .Që të dyja këto ishin dhe kan mbetur fenomenet të cilat Kosovën dhe popullin e saj e kan katandisur si është më së keqi. Shumë ia kan zbehur imazhin vendit në sytë e botës demokratike .Mustafa thotë gjithashtu së kemi mekanizma për ta luftuar krimin . “Kemi vullnetin e qeverisë të mos lejoj që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare”. Po mirë , sigurisht se i kemi të gjitha mundësitë.Por për ta luftuar krimin dhe për ti zbardhur vrasjët politike , të cilat nuk i ke përmend fare, kjo luftë duhet të fillon nga kreu i shtetit e deri zyrtari më vogël pa përjashtim. Bie pyetja logjike , a ka vullnet politik të luftohen krimi dhe korrupcioni ?Nuk ka . Pse, prapë shtrohet pyetja? Nuk ka mundësi të luftohen këto dukuri negative dhe dukuritë tjera më këtë kastë politike . Si të luftohet korrupcioni kur organët tona të drejtësisë janë të ndikuara nga politika ditore . Në të gjitha hallkat e pushtetit janë instaluar më direktiva partiake ose direktiva të tjera njerëzit të cilët po vendosin për Kosovën? Natyrisht së lufta kunder krimit dhe korrupcionit bëhët shumë e vështirë .Për tu luftuar krimi dhe korrupcioni duhet të lirohemi nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar. Vëtem atëherë mund edhe të llogarisim së lufta kundër çdo dukurie negative do të jetë shumë më efikase së deri më tash. Tash kur puna ju ka ardhur në zgripc të madh shkaku i Demakrakcionit e përmendet luftën që duhet bërë kunder korrupcionit . Nuk e ke fare ndërmend atë punë, veq i lutësh Zotit ti bashkë më presidentin Thaçi që të kalon disi edhe kjo fortunë politike . Bukur vështirë është ti shitët rregullisht popullit dushkë për gogla, siq keni vepruar deri më sot…