Intelektualëve nuk u ka hije heshtja ,ajo nuk është as njerëzore?!

    Kohë me parë në shkrimet autoriale kam  theksuar nevojën e angazhimit më të madh të elitës intelektuale në rrjedhat  shoqërore -politike të Kosovës.Pse kjo heshtje kaq e madhe e intelektualëve e don një elaborim dhe analizë  shumë  ekzakte. E dimë tashmë së kontrollin në Univerzitetin e Kosovës si institucioni më  lartë i dijës, e ka futur kasta politike në pushtet. I kan vu në pozitat më të larta njerëzit e vet të cilët deri në ato poste  kan arritur  në saje  poltronizmit  politik, dhe se edhe diplomat univerzitare i kan marr shkel e shko.  Duket së kjo ka ndikuar që intelektualët e shumtë që i kemi kan preferuar heshtjën përballë këtij estabilishmenti të degraduar politik në krye të shtetit. Nese në krye të institucioneve është infiltruar ndonjë intelektual , ai është aty më shumë   për ti zbatuar urdhërat e shefave të shefit kryesor.Dihet së pas luftës janë  vu në funksion metodat e shantazhit karshi   profesorëve .Pas 17 viteve kur punët në shtetndërtim nuk po na shkojnë mirë, të prefrohet heshtja e intelektualëve nuk është e justifikueshme . Nuk justifikohet së jemi në shekullin 21 kur analfabetet potencialë politik do të  duhej më në fund të largohen. Shteti nuk bëhët më njerëz të cilët i kan hyrë politikës për të përfituar materjalisht  . Detyrë patriotike e secilit prej nesh është ti dalim Zot shtetit dhe kombit atëherë kur më së  shumti është nevoja. Nevojë të madhe kemi pikërisht tash për  një elitë intelektuale , e cila do të kishte bërë shumë  në ecjën tonë përpara. Kemi mbetur që shumë kohë në status-kuon  politike dhe ekonomike, apo  edhe jemi duke u kthyer mbrapa  .Jemi duke u kthyer mbrapa më logjikën e sistetimit të kaluar komunist ,të atyre që  e kan timonin e shtetit  në dorë. Inferioriteti karshi ndodhive jo të mira më shtetin tonë, është diqka që nuk i falët  sot askujt . Mos të thotë dikush së nuk ka mundësi të gjetjës së formave dhe metodave të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore apo inkuadrimit të drejtëpërdrejt në rrjedhat  politike . Bukur shpesh heshtja apo inferioriteti karshi rrjedhave shoqërore , është barazi më tradhëti kombëtare. Oportunizmi  i intelektualëve është i pa falshëm . Të pa shkolluarit për punë të mëdha shtetërore , nuk duhet lejuar   të duken më të menqur dhe më të dijshem së intelektualet e mirëfilltë . Ky pajtim më fatin do të shprehesha  kështu nuk është i pranueshëm  .

    Nuk e di së a pajtoheni së tek ne po dominojnë antivlerat në secilin segment të jetës. Agresiviteti i pa meritorëve është bërë tepër  i madh, që mos ti lëshojnë vendet e tyre të punës ose postat e larta shoqërore . Pranimi i një barbarësie më ata të cilët nuk e kan kaqikun është më shumë së e turpshme dhe shumë e dëmshme për një shoqëri demokratike. Në mbarë sistemin na janë instaluar njerëzit që çdo ditë po abuzojnë më shtetin, njerëzit të cilët dinë të sherbehën më metodat e shantazhit, din edhe ti kërcënojnë të tjerët. Në vend të argumenteve e  përdorin forcën për diciplinimin e masës , besa edhe diciplinimin e intelektualëve , që deri më tash për fatin tonë të keq shumë u ka shkuar për dorësh. Këta njerëz  pastaj  bëhën të rrezikshem në rrugë, në institucione të shtetit  ,  në trafikë , në kafene dhe ne secilin vend tjetër. Po jemi dëshmitarë të shumë vrasjeve , ku mbrenda  harkut kohor të shkurtër  humbën jetën 9 përsona. Aty ku nuk funksionon shteti ligjor, gjejnë vend të gjitha të zezat e kësaj bote. A duhet ta vërtetojmë tezën së  kështu ka qenë edhe gjatë  historisë? Mos të pranojmë më fatin që pikërisht intelektualët dhe  atdhetarët kanë  rënë gjithmonë  viktima të regjimeve të tipit autokratik. Nese në të kaluarën për intelektualët ka qenë kohë më të vështira , sot është  më lehtë që të ndëgjohet zëri i tyre. Të shihet  kontributi i tyre faktik në rritjën e mirëqenjës , zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik të Kosovës. Të deligjitimohen të gjithë ata të cilët për këto vite e prun gjendjën e keqe ekonomike , politike dhe gjendjën e moralit  në pikën më të ulët. Nese hezitojmë ti thëmi të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë , përspektiva jonë është e mbyllur. Të krijojmë rrethana të reja politike ,duke i stopuar të gjithë ata të cilët janë mësuar të jetojën pa punuar.  Tu dalim përpara atyre të cilët nuk po ndalën më hajnitë e tyre, nuk po ndalën më keqpërdorimin e qdo vlere shoqërore.Ti ndalojmë ata që po jetojnë në luks të madh pa djersë, karshi shumicës të cilët mëzi po e presin fundin e muajit. Më të pa barabartët në secilin plan nuk preferohet debati. Intelektualëve nuk u ka hije heshtja ,ajo nuk është  as njerëzore…