A përdorë pushteti propagandë të tipit gebelsian?

    Skena jonë politike që shumë kohë është radikalizuar . Përditë po kemi rrena më bollëk,e çka  mos tjetër që këtë mozaik politikë  po e bën të shëmtuar. Po dëgjojmë akuza dhe kundër akuza individuale por edhe   akuza  Pozitë –Opozitë, të cilat janë bërë të gerditshme për opinionin  e gjërë publik.Pozita që shumë kohë e ka futur në funksion mashtrimin si formën më antidemokratike. Si qëllim parësor i pushtetit është sulmi dhe fajësimi i Opozitës për gjithëqka që po ndodhë në Kosovë.Nuk po e bëjnë këtë punë për shkaqe parimore , por që opozita të degradohet dhe të fajësohet sa më shumë që është e mundur për dështimet  politike dhe proceseve zhvillimore . Kjo nuk është asgjë tjëter vetëm sulm mbi opozitën jo krejt  pa gabime karshi çasjeve politike  . Kjo është logjikë e ulët e pozitës , e cila  po iu shmangët punëve për çka edhe është e thirrur . Kjo nuk po ndodhë sepse ky pushtet është bërë problemi vet më të cilin problem duhet të merret kjo shoqëri e cila po përjeton  ditë të vështira .Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit ,  më punët e mbrapshta që është duke i lënë mbrapa varg e vijë. Nga të gjithë anët jemi duke u bombarduar më propagandën qeveritare të tipit gebelsian, së ata janë njerëzit të cilët gjoja po punojnë për të mirën e vendit, por problemi qendron të Opozita, e cila sipas tyre është fajtore për eskalimin e krizës politike –institucionale të gjatë në Kosovë . Në vend të konstruktivitetit politikë , kan zgjedhur rrugën e  tensionimit të situatës politike , më kauzën  të mbajtjës së  pushtetit pa zgjedhur metoda dhe mjete. Po shohim gjithë farë matematikash dhe kombinatorikash politike të cilat nuk kan lidhje më  punë të hajrit karshi qytetarëve . Po jemi dëshmitarë së si këto fytyra politike bajate po e udhëheqin një kapanjë politike karshi opozitarëve më arsyetime  banale .Kampanja politike po iu prinë para burgimeve të aktivisteve të VV së gjoja kjo është një lëvizje anarkiste , e kaqapordhica të tjera  jo serioze .Në asnjë mënyrë nuk justifikohet dhuna nga kushdo qoftë ai, e as nga   VV-ja . Dhuna është metodë jo demokratike e zgjedhjës së problemeve. Gjithmonë pushteti mbanë  përgjëgjësinë  më të madhe.  Gjendjës së jo stabilitetit politikë dhe jo stabilitet të rrjedhave ekonomike i kan kontribuar shefat e  dy partive kryesore politike të PDK-së dhe LDK-së , të cilët morën deri më tash vendime  të dëmshme politike për Kosovën. Demarkacioni dhe “Zajednica” , janë dy vendimet më të dëshme në mësin e shumë vendimve jo transparente që I kan marrë deri më tash. Këta  nuk po e gjejnë  asnjë alternativë serioze të zgjedhjes së problemeve të grumbulluara. Nuk na flasin kurrë  për projekte të daljës nga kriza . Nuk e di së si mund të jenë kaq indiferent karshi pa punësisë së madhe . Si mund të jenë kaq indiferent dhe të pa përgjegjshem që vendi po plaqkitet para syve të tyre , ose qe edhe vet ndoshta janë  pjesë e saj.  Sa e sa shpenzime  të pa nevojshme i kanë bërë deri më tash , siq është edhe vizita e fundit gjatë shënjetërimit të Nënës Terëz në Vatikan .Shumica nga ky delagacion për të mos thënë të gjithë, hiq nuk i kan  ba  ndër celebrimit të Nënë Terezës. Kjo është  edhe një tjeter marrëzi e shpenzimt  në vargun e marrëzive . Në rajon, kështu edhe në Kosovë kërcënuesit më të medhnjë të paqës dhe jo zhvillimit ekonomik janë bërë  udhëheqjët shtetërore. Në vend që këto udhëheqje ti shtyjnë proceset demokratike dhe zhvillimore  përpara , këta janë bërë frenuesit kryesor të  këtyre proceseve .Këto udhëheqje të tipit autokratik, po mbiietojnë në saje të krizave  të cilat po i prodhojnë vet. Kërkesat e tyre janë  të kundërta   më kërkesat e popujëve..Këta liderë shteteror në fakt e kan dert mbijetesën e tyre edhe nese i merre djalli shtetet e tyre.  Deri kur do ti kalërojnë pushtetet, kjo  do të  sqarohet më zgjedhjet nacionale  që janë planifikuar  të mbahen…