Goditet një rast i “mitdhënies” në kryeqytet.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Mema, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë AB 709 T, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti me pasagjerë nën moshë, nxënës të një shkolle 9 vjeçare,të pa siguruar me rrip sigurimi.