Dy persona janë vrare paraditen e kësaj te enjteje në Shkodër e Korçë. Krimi i pare ndodhi ne qytetin verior, ne afërsi te malit te Jushit. Sipas policisë, Genc Mhillaj, 47 vjeç nga Torovica, është qëlluar me arme zjarri dhe është lene ne nje toke bujqësore. Trupi i pajetë u zbulua nga kalimtaret, ndërsa makina, e cila dyshohet se i përket viktimës, është gjetur e parkuar në rrugë. Banorët e zonës lajmëruan policinë, pasi kishin dëgjuar te shtëna. Por autoret kane mundur te largohen. Forcat e rendit te Shkodrës dhe Lezhës kane ngritur disa postblloqe si dhe po kontrollojnë zonën përreth. Nuk dihet ende asgjë mbi motivet e këtij krimi. Tjetër ngjarje e rende është shënuar ne Korçe. Një konflikt fizik mes dy personave ne fshatin Vreshtas ka çuar në vdekjen e 44-vjeçarit Besnik Bazelli. Dëshmitaret i pohuan policisë se viktima është goditur me grushte nga 28-vjeçari Klisman Lika ne qendër te fshatit, pas nje sherri per motive te dobëta.Por nga goditjet e forta, Bazelli ka marre plage serioze dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës, por fatkeqësisht ka ndërruar jete. Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, pak momente pas krimit.