
Ish-ministri i Brendshëm gjerman, tani ministër i Financave, Wolfang Schäuble,
tej tri dekadave vazhdon të jetë deputet dhe ministër. Një atentat, nga si-vëllezërit
e SHIK-ut, e ka lënë në karrocën ivalidore të përjetshme. Megjithatë, në
partinë e Kohl dhe Merkel, CDU, ai gjithëherë është deputet dhe ministër. Dhe,
sa herë “Bundestag-u”, Parlamenti gjeman diskuton, për marrjen e vendimeve më
të ashpra, për sigurinë e vendit, vëmendja dhe sytë ngulitën tek deputeti Schäuble,
në karrikën invalidore.
Kur në media u publikua se heroi i gjallë, viktimë e SHIK-ut terrorist, Fatah
Rudi, do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, anëtarësia e LDK-së,
natyrshëm, e mirëpriti lajmin. Fetah Rudi ishte dhe mbeti ushtari besnik i Presidentit
Rugova. Për këtë edhe e shenjëstroi banda e SHIK-ut. Ishte në krye të detyrës
edhe në ditën fatale të goditjes. Edhe pse në karrocën invalidore, në shoqërim
të vëllait, të nipit, të djalit, ai është i pranishëm, kudo në Kosovë, në
veprimtaritë publike të LDK-së.
Për çudë, në listimin e fundit mungonte emri i Fetah Rudit! Zhgënjimi dhe
zemrata e anëtarësisë së LDK-së, ishte e ligjshme. Kjo mungesë u komentua shumë.
Arsyeja bazë dihet: prania e Fetah Rudit, në , karrocën ivalidore në Parlament,
do të ishte dëshmi faktike e ilustrative e krimit të SHIK-ut, në çdo seancë
kuvendore. Ndërkohë, kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, me banditët, vrasës SHIK-as,
janë të bollshëm në ulëset e Parlamentit. Dhe, Kryesia e LDK-së nuk donte t`i
lëndonte kriminelët e SHIK-ut, përfshi këtu edhe kreun Veseli, të cilin, cinikisht,
turpshëm e kriminalisht e kishte votuar, për të parin e Kuvendit!!! Vërtet, partisë
fituese i takon kryetari i Kuvendit, por jo edhe Kadri SHIK-ut, Kadri krimit!
Mbetja jashtë listës kandiduese për deputet, e rugovistit stoik, Fetah Rudi,
ka edhe një arsye shtesë. Në themelet e LDK-së është edhe gjaku i heroit të
gjallë Fetah Rudi. Ai e dinte rrezikshmërinë që vjen, duke qenë idealist i LDK-së
dhe i Ibrahim Rugovës. Sepse disa nga shokët e këtij ideali, veç ishin vrarë
gjatë luftës dhe të tjerët vazhdonin të vritëshin edhe pas luftës, nga SHIK-u,
krijesë e Serbisë dhe Sigurimit shqiptar. Dhe, heroi Rudi vlerësonte se për mbrojtjen
e lirisë dhe të demokracisë, përligjet çdo sakrificë.
Kuvendi i 8-të “zgjedhor” i LDK-së, degjeneroi në një farsë zgjedhore.
“Kuvendi” anashkaloi, injoroi tri parimet bazë të demokracisë: 1) debatin, 2)
konkurrencën dhe 3) 3) votimin e fshehtë e demokratik. Për të pamundësuar konkurrencën
e mundshme dhe kërkesën nga delegatët e LDK-së të Mërgatës, për zgjedhje
me standarde demokratike evropiane, arbitrarisht, cinikisht e kriminalisht, shkeljet
flagrante e fare demokratike, të bëra në Kuvendin e 8-të zgjedhor, kryetari i
vetemëruar, me një rreth të vogël vicioz, ia faturoi dy Degëve parësore të
LDK-së, të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Korrektësia e pashoqe zgjedhore, në
kuvendet e Nëndegëve dhe në Kuvendet e dy Degëve në fjalë, dëshmohet edhe
me pasqyrimet filmike.
Natyrshëm, problemi i përjashtimit u dramatizua edhe më shumë, kur Kryesia
e LDK-së të Degës në Gjermani, e dërgoi kryetaren e Degës, Donikë Gërvallën,
për të marrë pjesë në një mbledhje të LDK-së, me ç`rast, paraprakisht, asaj
iu dorëzua edhe një material shkrimor, të paraparë për mbledhjen në fjalë.
Dhe, në momentin e hyrjes në sallën kuvendore, më urdhër personal të Isa Mustafës,
pengohet dhe tërhiqet zvarrë nga truprojat e tij.
Heroi ynë Fetah Rudi, kuadri stoik i Presidentit Rugova, nuk mund të ishte
indiferent, karshi veprimeve destruktive, të kastës drejtuese, veprime këto që
pakësonin dhe rrallonin anëtarësinë brilante të LDK-së, sepse ishte përgjakur,
për ta shtuar e shpeshtuar anëtarësinë e LDK-së. Dhe, me ndërhyrjen e tij,
sa të matur, aq edhe të saktë, do të apelonte për tolerancë dhe mirëkuptim,
të palëve brenda llojit, në gjirin e LDK-së:
“Edhe Vjosa Osmani, z. Shefqet Dibrani, që e njoh pak dhe e madhja Donika Gërvalla,
që ka bërë shumë për LDK-në dhe Kosovën, nuk do të thotë se janë kundër
Kryeministrit apo se janë kundër LDK-së…., por janë pesonalitete që kërkojnë
më shumë hapësirë, brenda këtij subjekti politik”, – shprehej urtësisht i
dinjitetshmi Fetah Rudi.
Thirrja e dlirë, njerëzore e hyjnore e Fetah Rudit, ka trazuar shpirtërat
e vegjël të rrethit vicioz dhe të shefit Isa Mustafa. Sepse ai nuk e duron një
Donikë të madhe, ai don një Donikë të vogël, të cilën, truprojat e tij, mund
ta tërhqin zvarrë, lehtësisht, holleve kuvendore. Dhe, kjo është ajo arsyeja
shtesë, e cekur më lart, për “harresën” listuese të kandidatit supër të veçantë,
Fetah Rudit!
Ish i burgosuri politik, dikur kryetar komune në Ferizaj, ish-zëvendës-kryeministër,
në gjallje të Presidentit Rugova, Adem Salihaj, robi SHIK e vrau, zoti dhe reagimi
me armë i tij, e shpëtoi, kundërshtoi, madje, zëshëm zgjedhjen e krye-krerëve
të krimit, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, përkatësisht, president dhe kryeparlamentar.
Po aq kundërshti të hapur kishte për “Zajednicën”, Bashkësinë e komunave serbe
dhe “Demarkacionin”, shënimin e vijës kufitare, disa kilometra brenda tokës të
Kosovës. Ish-deputeti Adem Salihaj denoncoi, me forcë, tradhtinë e bërë nga
Hashimi, duke qenë peng i Serbisë dhe i ndërkombëtarëve, për krimet e tij serike,
kundër shqiptarëve të pafajshëm, me qellim të gëzimit të pushtetit të përgjakshëm,
tani, don t`i shpëtojë përgjegjsisë faktike.
Zoti Salihaj i bëri thirrje të sinqertë edhe Isa Mustafës, të mos bëhet
pjesë e krimit, për ta mbrojtur tradhtinë e të tjerëve; të mos provokojë popullin
e Kosovës me Demarkacionin; të mos flasë në emër të LDK-së, me klanin e tij
marroç, sepse anëtarësia e LDK-së, është pjesë e popullit të Kosovës dhe
kundërshton faljen e tokave fqinjëve.
Në përgjithësi njerëzit e Mërgatës janë të sinqertë, sepse i tillë
jam edhe unë, deri në qoshet skajore të shpirtit. Vërtet, i sinqertë është
edhe kryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetar i komunës të Ferizajit, Muharrem
Sfarqa, kur thotë se “mungesa e Adem Salihajt, (në listën kandiduese), ishte hendikep”,
si arsye shtesë për humbjen e LDK-së në Ferizaj, në zgjedhjet e 11 qershorit.
Por, miku im i mirë, Sfarqa tregohet i pasinqertë, kur “arsyeton” me hapësirën
e vogël, me vetëm dy numra kandidatësh për Ferizajin! Sepse, fundja, zoti Salihaj
duhej të ishte – njëshi – , ngaqë ka thënë – j o – për dy krye-kriminelët,
në krye të Kuvendit dhe të shtetit, “Zajednicës” dhe “Demarkacionit”. Por, zoti
Sfarqa ka “harruar” – benë publike – të inatçorit mujshor, Isa Mustafa: “Disa
deputetëve nuk do t`u jipet mundësia të kërkojnë votën e qytetarëve”! “Këtu
flen lepuri”!
Ndër viktimat e SHIK-ut, nga më të kërcënuarit: “Ose largohu nga aktiviteti
në LDK-e, ose të pret plumbi”, kanë qenë ministri i luftës, kolonel Ahmet Krasniqi;
komandanti i UÇK-së për Rugovën, deputeti Smajl Hajdaraj; kryetari i LDK-së
në Istog, Shaban Manaj.
Smajl Hajdaraj, bashkëpunëtor dhe mik i afërt i Presidentit Rugova, i cili
u angazhua fort për sigurinë e tij, duke realizuar edhe blerjen e makinës të
blinduar, që shërbeu edhe në ditën fatale të atentatimit, si dhe ndihma të
tjera, për çka dëshmojnë edhe familjarët e Presidentit Rugova.
Është në traditën botërore, që, heronjtë, të cilët sakrifikohen në
mbrojtjen e një kauze të shenjtë, siç është lufta për liri dhe demokraci,
në rast të rënie, vrasjes, në detyrat që kishin në gjallje të tyre, zëvendësohen
nga pasardhësit. Dhe, kjo konsiderohet si fisnikëri, për të vazhduar traditën.
LDK-ja u kujtua vetëm një herë, kur kandidoi për deputet dhe fitoi, vëllain
e Smajlit, Prof. Dr. Adem Hajdaraj. Është parimësi për një intelektual, të
ngrejë në Kuvend probleme që shqtësojnë popullin. Dhe, Profesor Hajdaraj, nga
foltorja e Parlamentit, kërkoi zbardhjen e vrasjeve politike, gjatë dhe pas luftës.
Sepse, sipas tij, krimi i pandëshkuar edhe mund të përsëritet. Si duket hapja
e kësaj teme, nuk u ka pëlqyer shefave të LDK-së dhe Profesor Hajdarajt “nuk
iu dha mundësia të kërkojë votën e qytetarëve”, për t`u bërë sërishmi deputet!
Familja Hajdaraj, me traditë rezistence dhe burgjesh, në Jugosllavinë e Kralit
dhe të Titos, është përballur me guxim. Arif Reka Hajdaraj, babai i Smajlit,
vuajti kazimateve serbo-sllave, deri edhe në ishullin famëkeq Golji Otok. Përkushtimi,
dashuria për Atdhe e kësaj familje u dëshmua edhe në luftën e fundit, ku Smajl
Hajdaraj organizoi rezistencën në trevën e Rugovës. Dhe, në bashkëpunim me
kolonel Tahir Zemaj, me shokë, mbrojti dhe shpëtoi mijëra qytetarë të Rrafshit
të Dukagjinit dhe më gjerë në Kosovë.
Sot Familja Hajdaraj ka një duzinë vajza e djem, me përgaditje të lartë
shkollore. Megjithatë, Kryesia e LDK-së nuk e pa të arsyeshme të listojë për
kandidatë, ndonjërin nga pinjollët e kësaj familjeje! Kjo përkujtesë vlen edhe
për familje të tjera, bijtë e të cilave janë sakrifikuar për idealet e lirisë
dhe të demokracisë, në kuadrin e veprimtarive në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këto dhe veprime tjera, lënë për të dyshuar, se në strukturat vendim-marrëse
të LDK-së, kanë penetruar njerëz të SHIK-ut. Këtë fakt ne e kemi denoncuar
dhe potencuar me kohë, duke sjellur edhe emra. Dhe, kemi kërkuar, majde me ngulm,
spastrimin e Kryesisë të LDK-së nga elementë kancerozë e rrënues.
(Shkrim i dërguar për publikim në e-mail të Gazetës Ora)