E premte, 22 Janar, 2021

Z. Mustafa, mos e lëndoni edhe më shumë anëtarësinë e LDK-së!

Duhet të lexoni

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Idriz Zeqiraj
Idriz Zeqiraj

Deri në prag-zgjedhje, Kosova kishte tre palë armiq dhe provokatorë:

1) Pala e parë, Hashim presidenti, Kadri kryeparlamentari dhe Isa kryeministri,
me klanin e tij, me pazaret e pista dhe konspirative, për ndarjen e pushteteve në
mes tyre; me “Zajednicën” dhe, së fundi, me “Demarkacionin”. Klani i Isës, u aktivizua
marrëzishëm, për ta fshehur tradhtinë e Hashimit. Vetëm Haki Rugova heshti maturisht.

2) Pala e dytë, armiqtë e popullit të Kosovës ishin dhe mbetën krerët
e Shoqatave “të dala nga lufta”, të prirë nga veteranët. Ata, me kërkesat e
tyre ultimative e provokative, për të zhvatur sa më shumë nga buxheti i pakët
i Kosovës, më shumë ngjasojnë me mërcënarë, se sa në luftëtarë.

Këta dilinxhinj e matrapazë vazhdojnë të kontrabandojnë – “dëshminë e
veteranit”-. Vetëm përgjatë fushatës zgjedhore, listës enorme, iu shtuan edhe
3.000 “veteranë”. Kadri SHIK-u i turrte zagarët e tij dhe kryeministri Mustafa,
i frikësuar për humbjen e postit, filloi lëvrimin e pagave edhe për veteranët
e rrejshëm. Ndërkohë që, kurrë nuk u kujtua për financimin e mijëra jetimëve,
baballarët e tyre të ekzekutuar nga organizata terroriste e SHIK-ut!!!

3) Pala e tretë, kërcënuese dhe armike e Kosovës, janë islamistët ekstrem.
Me ideologjinë e tyre satanike, primitive e anakronike, dogmën fetare e vënë
mbi kombin dhe, drejtëpërdrejtë apo indirekt, janë vegla në shërbim të sllavizmit
ruso-serb.

Anëtarësia e LDK-së, nga më besniket

“LDK mëson nga votat e qytetarëve, por LDK e ka të qartë se ajo nuk është
parti që shërbehet me popullizëm… Rrjedhimisht, as votat e bazuara në popullizëm
nuk ndikojnë vendimmarrjen në LDK.

Synimet tona janë afatgjata, kurse efektet e popullizmit janë afatshkurtëra, ato
u shërbejnë individëve por jo edhe vendit dhe LDK-së”, – provokon humbësi i
madh, Isa Mustafa!

“Kundërshtarët duan ta shohin LDK-në të fundosur”, – i hakërrohet Isa anëtarësisë
të LDK-së, e cila nuk e fshehë zhgënjimin e madh ke Isa Mustafa dhe kërkon dorëheqjen
e tij.

Vetëm një mendje e frustruar, madje, me fund, mund ta bëjë një akuzë paushalle
e shpifarake, si ajo “për fundosjen e LDK-së”, nga armiq imagjinarë, njësoj si
filosllavi stalinist Enver Hoxha, gjatë sundimit të tij të turpshëm e kriminal,
dikur në monizëm!

Veprimtarët e LDK-së, të cilët i akuzon si “armiq të partisë” dhe klanit
të tij, Isa Mustafa, janë treguar shumë të durueshëm, karshi veprimeve shumë
destruktive, provokative e rrënuese të LDK-së, për 6 (gjashtë) vite radhazi.
Krahaso kërkesën kërcënuese, deri në tërheqje zvarrë nga zyra dhe protesta
të Lulzim Bashës, dhe sa minore janë gabimet e tij, në raport me fajet madhore
të Isa Mustafës!

E vërteta është se “ata që duan ta fundosin LDK-në”, kanë dhënë prova
të mbrojtjes dhe të sakrificës për LDK-në, gjë që këtë nuk e ka bërë asnjëherë
Isa Mustafa. Përkundrazi, ka qenë profiterë i gjithëmonshëm dhe mosmirënjohës
i paskupulltë.

Pse nuk mund dhe nuk duhet të heshtin veprimtarët e LDK-së, të anatemuar
dhe të luftuar, padrejtësisht dhe burracakërisht, nga Isa Mustafa me klanin e
tij? Sepse rezultati zgjedhor, me fitoren e vetëm 4 (katër), komunave qyteza, i
tmerron pritmëria e qetë, pasive e cinike, në kërkim të ndonjë koalicioni,
për ta përligjur humbjen, se “megjithatë, jemi në pozitë, qeverisje!”

Veç kësaj, ngushëllimi se “PDK-ja ka humbur edhe më shumë dhe nuk u bë
qameti”, është logjikë e marrëzishme dhe fatale, për shefat aktual mjeranë
të LDK-së. Sepse, PDK-ja dhe AAK-ja janë parti-banda, parti të haraçit, të
hajnisë zyrtare, të zhvatjes të shtetit dhe të popullit. Ato janë parti të
krimit, të cilat kanë vazhduar terrorin e pushtuesit në Kosovë, duke vrarë shumë
qindra ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së, duke lënë mijëra jetimër anekënd
Kosovës dhe në Shqipëri.

LDK-ja, Vetëvendosja, AKR-ja dhe partitë tjera, të pa implikuara në krime,
në dëm të popullit të Kosovës, pa humbur kohë, duhet të kërkojnë që partitë
e krimeve masive, siç janë PDK-ja dhe AAK-ja, të shpallën të jashtëligjshme.

Isa Mustafa thotë se “unë i lexoj dhe mësoj nga votat e 11 qershorit”. Nga
ana tjetër, votat, plebishitin gjithë-popullor e quan “popullizëm” dhe, më tej,
lakejtë e tij “revolucionarizëm”. I pyetur ai dhe suita e tij servile dhe e padinjitetshme,
“nëse votat do të përcaktojnë udhëheqjen e re të LDK-së?” Të njëzëshëm,
në përgjigje, janë Isa, Luta, madje edhe të tjerë nga tufëzimi klanor, se “votat
me popullizëm janë afatshkurtëra dhe për LDK-në vendosin strukturat vendimmarrëse
të partisë!!!”

Dhe, ky është një provokim tjetër i rëndë dhe skajshëm cinik, për anëtarësinë
e LDK-së, e cila i ka varur shpresat ke reformat substanciale. Me truket e stratagjëmat
e Isës, me rrethin e tij vicioz, anëtarësia besnike e LDK-së, qëllimshëm, i
prishi dhjetra-mijëra vota, me mendimin se “Isa Mustafa me klanin e tij nuk meriton
votën tonë, por, votojmë, për të pamundësuar vjedhjen abuzive të partive-banda,
PDK-së dhe AAK-së.

Analiza domëthënëse krahasuese: LDK-ja dje dhe sot

Një analizë shumë domëthënëse kronologjike krahasuese për LDK-në e Ibrahim
Rugovës dhe këtë të Isa Mustafës, e ka bërë Sabri Morina, në shkrimin që
fletë shumë e saktë: “Rugovizmi dhe antirugovizmi!” Autor Morina, pjesëmarrës
i drejtëpërdrejtë, në të gjitha proceset demokratike të kohës, duke përdorur
metodën krahasuese, pyetje – përgjigje, zbërthen të gjithë falsitetin e tanishëm,
manipulimin e vrazhdët me emrin e Presidentit Rugova dhe me vendime e veprime tërësisht
të kundërta. Shkrimi ka vlera njohëse, në veçanti për brezin e dekadave të
fundit, të cilët nuk kanë qenë të madhuar në epokën e Ibrahim Rugovës.

Çuditërisht, ndonjë analist është zemëruar deri në mërdhezje. Ka shpërthyer,
madje, pakontrollueshëm, për profesionin e tij si gazetar me përvojë, në mbështetje
të Isa Mustafës, me fakte të konsumuara dhe aspak bindëse!!

Anëtarësia ta fillojë debatin për reforma substanciale

Realisht, analistët, opionistët dhe mediet, që kanë mbështetur LDK-në
dhe Isa Mustafën, deri tani, ka ardhur koha të mos i barazojnë edhe më trej.
Përkundrazi, ata duhet ta këshillojnë Isa Mustafën me shokë se retushimet nuk
janë zgjidhje, për një LDK-e, e cila mëton të reformohet dhe të dalë nga kjo
krizë, që është teknike e teknokratike, tërësisht subjektive.

Tashmë, Isa Mustafa, me klanin e tij, është bërë i pambrojtshëm. Administruesit
aktual të LDK-së, (kështu konsiderohen ata që nuk janë zgjedhur me konkurrencë
e votim të fshehtë demokratik), të cilëve u ka munguar legjimiteti, Isës nga
Kuvendi i 8-të “zgjedhor”, ndërsa Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm,
që nga Kuvendi i 7-të, të vënë në provën zgjedhore të tanishme, më 11 qershor
2017, morën një përgjigje të qartë refuzuese, nga anëtarësia e LDK-së.

Prandaj, është në të mirën e tyre, pra, të Isa Mustafës me shokë, por,
edhe të LDK-së dhe Kosovës, të reflektojnë, madje, pa asnjë kushtëzim. Ky
do të ishte një shërbim i madh i tyre dhe një lehtësim për fajet numerike,
të bëra, përgjatë sundimit të tyre inatçor, hiç demokratik dhe vrazhdësisht
despotik, për një parti buzëhollë e kryezonjë, siç është LDK-ja jonë hyjnore.

Justifikimet e tyre dhe thirrja në strukturat vendimmarrëse të partisë, kur
dihet se ato kanë dalë nga një “Kuvend” diskutabil dhe jashtë çdo standardi
demokratik, duke përjashtuar debatin, konkurrencën e, mbi të gjitha, votimin e
fshehtë. Rrjedhimisht, kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, janë në
krizë legjitimiteti, që ka reflektuar edhe në krizën e përgjithshme të Lidhgjes
Demokratike, të dëshmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës.

Të mësuar me debatin e përjashtuar dhe të munguar, shefat aktual të LDK-së,
reagojnë idhshëm e thekshëm, karshi çdo zëri kritik, edhe pse janë të vetëdijshëm
për fajin e madh, deri në krim, sepse janë, pikërisht, ata që e kryqëzuan,
qëllimshëm e pamëshirshëm, partinë famëmadhe të Presidentit Rugova.

Kërkesën ngulmuese të veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, për debat
e hapje të LDK-së, shefat aktual e fusin në cilësimin e agjitacion-propagandës,
njësoj si Envei i Stalinit, në monizmin e tij, duke e krahasuar “me fundosjen e
LDK-së”!

Prandaj, është detyrë e të gjithë atyre që duan reformat, për ringritjen
meritore të LDK-së, ta zhvillojnë debatin e lirë e demokratik, në mjedise të
anëtarësisë, në media dhe kudo tjetër. Dihet mirëfilli se LDK-ja ka armiq të
shumtë. SHIK-u është njëri nga ata dhe, mjerisht, ai ka penetruar, depërtuar
jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht, në strukturat vendim-marrëse të partisë,
përfshirë edhe Kryesinë e LDK-së.

Për këtë kemi fakte të pademantueshme, madje me emra dhe mbiemra. Dhe, kjo,
tashmë, është “një e fshehtë publike”. Pikërisht për zhbërjen e këtij rrjeti
kanceroz vdektar, duhen reforma të thella, substanciale dhe jo retushime dekorative,
të cilat, kamuflueshëm do provojë t’i bëjë Isa Mustafa me tredhakët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm