E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Ligji i Lustracionit, ligji i së ardhmes!

Duhet të lexoni

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ardian Megjani
Ardian Megjani

Kritikat dhe akuzat, ndaj personazheve politike, publike, intelektuale apo akademike, se kanë qenë edhe janë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror serb, apo sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin tonë. Madje, fjalori i tyre është bërë rutinë denigruese dhe fyese, sa që kultura politike ka kaluar në politikë pa kulturë !

Per t’i dhënë fund një praktike të tillë, do të duhet të inicohet dhe të miratohet Ligji i Lustracionit ( Pastrimit të Figurave ), I cili do të hapte një perspektivë të re për vendin tonë, sepse Kosova tash e shtatëmbëdhjetë vite, merret me diskutimin dhe temat, retorikën dhe akuzat, se kush ishte apo është, pjesë e sigurimeve sekrete, civile, shtetërore, apo ushtarake të agjenturave anti shqiptare. Të tillët që ishin kanë vepruar me tërë potencialin kundër nesh, ata që janë edhe sot, veprojnë pa ndalur duke goditur çdo qelizë të shtetit tonë .

Andaj, mënyra më e mirë për të sqaruar të kaluarën dhe për të hapur rrugën e ndërgjegjjes dhe prosperitetit është ligji i lustracionit, I cili nuk është ligj kundër askujt , por është ligj që mbron një zhvillim të shoqërisë njerëzore, në këtë rast edhe të Kosovës .

Nëse ne do të arrijmë ta kryejmë këtë akt, do të jetë mirë jo vetëm vënia në vend e shumë padrejtësive, por edhe një hap përpara i shoqërisë drejt guximit të nevojshëm për të pasur një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt.

Frika e ligjit mbi lustracionin është akoma më e madhe sesa e retorika mbi të kaluarën.
Ka dy aspekte në të cilat shprehet frika: nga njëra anë është grupi i njerëzve të përzierë me të kaluarën, që duhet të detyrohen të lënë disa privilegje dhe publikisht të zbulohet e kaluara e dëmshme e tyre, e që në realitet mund të përfshijë numër të madh të personave public dhe politik, por ka dhe të atillë që mendojnë se se ligji mund të keqpërdoret duke u kthyer në një luftë personale inatesh apo interesash.

Normalisht, një qështje e tillë, shumë e ndjeshme, thuajse më e ndjeshmja në historinë e re të Kosovës, është dhe shumë sfiduese. Fakti se a do të kemi sukses ndaj një teme kaq sensitive është qështje teknike, por ecja përpara ndaj Ligjit për Lustracionin që është jetike .

Kroacia, pas Pavarësimit të saj, rregulloi këtë qështje, duke ndaluar funksionet publike për të gjithë ata që ishin bashkëpuntorë dhe shërbëtor kundër interesave të atdheut.
Tërë administrate Kroate, jeta publike, funksionet shtetërore, u filtruan në aq masë të madhe sa që filtrimi u bë deri në tre breza. Dhe, rezultati pas njëzet viteve, Kroacia shteti me zhvillimin më të madh politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkan, anëtar i NATOS dhe BE – së .

Sot, jemi dëshmitar të shumë shkarkimeve dhe akuzave në administratën amerikane, vetëm e vetëm për takime private të pa paralajmruara me personalitetet politike ruse, kurse tek ne, ende nuk dijmë zyrtarisht veprimtarinë e shumë personaliteteve publike dhe politike, madje deri tek hierarkia më e lartë shtetërore, angazhimi I të cilëve mund të jetë dhe fatal për ne !

Verifikimi i figurave politike dhe publike, tregon brengën e shtetit ndaj individit, familjes, shoqërisë dhe shtetit.

Fundja, të gjitha vendet e rajonit të dalura nga diktaturat, kanë pasur detyrim ndërkombëtar, miratimin e këtij ligji në mënyrë që të bëhet identifikimi i njerëzve dhe verifikimin e numrit të atyre që u infiltruan në postet dhe proceset e ndryshme në shërbim dhe me direktiva të të tjerëve .

Prandaj, për ne, ligji i lustracionit do të jetë ligji I së ardhmes !

Përfundimisht, Historia jonë e deritanishme na obligon të inicohet dhe përfundohet një proces i tillë si detyrim ndaj sakrificave të paraardhësve dhe për të ardhmen e pasardhësve , në Republikën e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm