E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Skenari i Erdoganit “për grushtetin” e 15 korrikut

Duhet të lexoni

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shkruan: Faton Mehmeti

15 korriku i 2016 shënon kulminacionin e realizmit të një skenari për vënien e diktaturës në atë që sot konsiderohet, Turqia moderne.

Në këtë skenar filmash të realizuar nga vetë Erdogani, gjoja se u tentua të vritej presidenti turk, të bëhet grusht shtet dhe se populli rikthehu mbretin në kolltutukun e Kemajl Ataturkut.

Në kohën kur popullariteti i Erdoganit po lëkundej karshi synimeve të tija për të vendosur pushtetin diktatorial në duart e tij, inskenoi gjoja një grusht shtet , për të pasur pastaj të drejtën e botës gjoja në emër të drejtësisë të eleminonte të gjithë kundërshtarët e tij.

Një përsekutim, arrestim dhe eleminim i çdo kujt që mendon ndryshe nuk mbahet mend të ketë ndodhur, që nga koha e Sadam Huseinit, i cili eleminonte njerëzit vetëm se nuk mbanin fotografinë e tij në dhomën e ndejës.

Me një qendrim tipi dikatorial, me “ bekimin’ e pupullit të tij , diktatori më i ri në Evropë po shpallte vetën shpëtimtar të Turqisë, i popullit turk nga “ kërcënimi”. Paranoja , që e karakterizon ç do diktator, nuk po e linte të qetë Erdoganin për të bërë thirrje për të arrestuar kundërshtarin e tij që jeton ne SHBA, Fetullah Gulen.

Pavarësisht se kërkësa e tij nuk u mor parasysh, Erdogani duke përdorur “ vëllazërin “ e tij me Hashim Thaçin, kërkoj qe edhe në Kosovë të mbyllet çdo shkollë, apo organizatë që ka lidhje me Gulenin. Kjo kërkesë u përsërit edhe nga ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliçe cila kërkon të luftohet organizata “Feto” e Fethullah Gulenit e cila, sipas saj, është e shtrirë nëpërmjet shkollave, organizatave joqeveritare e mediumeve në Kosovë.

Kjo kërkesë nuk është as e arsyshme, as logjike dhe aspak humane. Kjo është “ kërkesë” e diktatorit Erdogan, i cili fut hundët në Kosovë sikur Kosovën të ia kishte lën baba me tapi. Jo zonja ambasadore,

Kosova nuk është as krahinë, as tokë turke që luftën e brendshme politike në Turqi ta mbartin këtu. Asnjë organizatë që ka lidhje me Gulenin apo as ai vet, nuk është shpallur terrorist, dhe derisa vepron krejt legalisht pse mos të ushtroj veprimtarinë e tij.

Në krahasim me Erdoganin, Gyleni është edhe me liberal, më evropian dhe me largpamës. Derisa Erdogani një diktator tipik, që mundohet përmes intrigave dhe veglave të tij në Kosovë siç eshte Thaçi , të demtoj kundërshtarët e tij politikë. Duke përdorur injorancën e Thaçit fatkeqësisht Erdogani ka arritur të fus hundët këtu, duke sponsorizuar organizata për të përhapur teza kinse Kosova është tokë turke, këtë e ka bartur edhe përmes partive poltike siç është partia Fjala ne Kosovë dhe Besa në Maqedoni, të cilat janë prodhim alla erdoganian. Këta edhe organizuan marshin në një vjetorin e “ grusht shtetit” në Turqi, në përkrahje të Erdoganit.

Pasi mori në Kosovë aeroportin, KEK-un, pastaj në Shkup gjithashtu aeroportin dhe në Shqipëri tani aeroportin e Vlorës, Erdogani veç sa po vazhdon skenarin e tij për tu konsideruar “ baba i myslimanëve në ballkan” duke përfshir këtu Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe shqiptarët në Maqedoni. Ky diktator i vogël, që po mundohet të rritet mbi shpatullat e shqipterëve, po vazhdon të shijoj realizmin e skenarit të tij i ulur në kulltuqet e shtrenjta.

As Hashimi, as Fjala dhe Besa nuk perfaqësojnë shqiptarët dhe bindjet e tyre drejt perendimit, pasi “ fal “ perandorisë Osmane, pasardhëse e të ciles është Turqi e sotme, shqiptarët humbën 500 vjet.

Dhe një mesazh të fundit për ambasadorën turke në Kosovë Kivilcim Kiliç: shqiptarët ansnjëherë nuk do i përdorni për qëllimet tua politike, ne jemi të orientuar drejt SHBA dhe perendimit, lindja me Erdoganin i takon të kalurës për ne. Kaq !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm