Shumica agjencioneve të udhëtimit në Kosovë operojnë me autobusë të vjetëruar që nuk i plotësojnë as kushtet minimale për komunikacion apo destinacione të shkurtra, e mos të flasim për destinacione si Zvica apo Gjermania

Nga: Bekim Dalipi

Një autobus me tabela të Kosovës është bllokuar nga policia zvicerane për shkak të gjendjes së keqe teknike!!! Këtë njoftim e publikon polizeinews.

Autobusët e këtillë kanë shpesh prishje gjatë rrugës, pëlcitje gomash (të vjetëruara që nuk i rezistojnë rrugëve të gjata në autostradë) e defekte më banale që ju kushtojnë udhëtarëve me pritje të gjata, deri sa të riparohen, shkruan albinfo.ch, përcjell BotaPress përmes GazetaOra.com. Por jo vetëm kaq, kush udhëton me këta autobusë të amortizuar vë në rrezik edhe jetën vet e të fëmijëve…

Policia e Kosovës, bashkë me qendrat e kontrollit teknik, duhet të jenë më syçelë ndaj këtyre parregullsive.