E diel, 18 Prill, 2021

Sulm me armë në Turqi, plagoset bashkëshortja e aktorit të njohur

Duhet të lexoni

Qika, Kemali do t’ju ‘plas’ zemrat me këto foto!

Ai është një ndër aktorët e njohur dhe shumë të dashur në Turqi, por edhe në Kosovë. Bëhet fjalë...

Sa po fitojnë serialet turke. Me shiku serial, si të lexohet një libër, apo…!

Sipas informacionit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në dhjetë vjetët e fundit, sektori turk industrisë së filmave, ka...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Jess Molho dhe bashkëshortja e tij kanë rënë viktimë e një sulmi me armë në Turqi, në zonën e Bodrumit të dielën. Zeynep Molho ka mbetur e plagosur aksidentalisht pas një sulmi që ndodhi në Bodrum ku mbeti i vdekur një djalë 18-vjeçar dhe 4 të tjerë u plagosën. Policia po punon ende për detajet e krimit, ndërkohë një Zeynep Molho i është nënshtruar operacionit pas dërgimit të menjëhershëm në spital.

Aktori dhe një prej personazheve më të njohur televizivë, Jess Molho, ishte së bashku me bashkëshorten në Bodrum në momentin që ndodhi sulmi. Siç raportojnë mediat turke, Jess ka thënë se plumbi që ka prekur bashkëshorten i ka thyer njërën brinjë, megjithatë ai e konsideron mrekulli faktin që ajo shpëtoi gjallë: “Plaga është e thellë, njëra brinjë është e thyer, megjithatë shpëtoi mrekullisht. Bashkëshortja ime tani është në spital dhe nesër (sot) do të shohim rezultatet e operacionit”, – ka thënë Molho.

Jess Molho është një aktor dhe një personazh mjaft i njohur televiziv në Turqi. I ati është me origjinë italiane, por Molho është rritur dhe arsimuar në Turqi.

Pasi mbaroi studimet e larta në Universitetin e Marmara-s, departamentin e Ekonomisë, dhe pasi mbaroi studimet Master për Radio Televizion në Universitetin e Yeditepe-s, Molho u bë pjesë e ekranit për disa vite, pa i lënë mënjanë edhe projektet si aktor.

‘Number One TV’, ‘Food Excuse’ apo seritë e ‘Magic Annem’ janë vetëm disa suksese televizive të Molho. Ai gjithashtu ka drejtuar edhe “Celebrity Circus”, transmetuar në Star TV në 2007.

Molho ka luajtur edhe në filmin “Süpürr”, por edhe në teatër disa role.

Jess është martuar me Zeynep Molho, drejtoreshën e programit që ai prezantoi në vitin 2002. Jess Molho dhe Zeynep Molho kanë një djalë Tibet, i cili ka lindur në vitin 2007 dhe një vajzë, Maya, e cila ka lindur në vitin 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Feston sot datelindjen, psikologia e njohur e Gjykates Penale Lindita Hoxha

Nga Hermes Nika E çilter, me e bukur se ne ekran, ne peshe dhe linja ideale e veshur gjithnje shik...

Plashniku/ Fshati i lënë në harresë i cili po kthen banorët e dikurshëm

Migrim në këto 30 vite tranzicion ka ndikuar në braktisjen e shumë fshatrave në Shqipëri, duke lënë djerr tokat e braktisur shtëpitë e dikurshme...

Belinda Balluku feston Pashkët në Unazën e Re, urim për të gjithë besimtarët katolikë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherësh dhe kandidate për deputete e qarkut të Tiranës në listën e Partisë Socialiste, ka zgjedhur të...

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje tëangazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka...

Flora Nika, nga biznesi në politikë

Nuk është një emër i panjohur ai i Flora Nikës, juriste në profesion dhe sipërmarrëse e njohur në vend. Prej shumë vitesh vajza nga...

Më shumë artikuj të ngjajshëm