E premte, 3 Korrik, 2020

Shkova në Gjermani të punoj por u ktheva: Me 1400 euro rrogë s’ia dilja dot!

Duhet të lexoni

Organizata “Shqiptarët e Bashkuar” – Michigan i shkruan presidentit Trump

Mbaji nën kontrollë ambasadorin Grenell dhe marrëveshjet e dëmshme ndaj Kosovës Michigan, 27 prill – Në një letër drejtuar presidentit amerikan...

New York: Shoku im dhe mjeku tjetër i dhomës së urgjencës po vdes në ICU.

Shoku im dhe mjeku tjetër i dhomës së urgjencës po vdes në ICU. Për disa javë të fundit, ai qëndroi...

Ambasadori i kombit sulmon Ramën

Flori Haçkaj, i cili mori titullin “Ambasador i Kombit” nga kryeministri Rama, së fundmi me anë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Deri te punësimi kam arritur nëpërmjet një agjencioni kroat që shërben si ndërmjetësues në mes të atyre që kërkojnë punë dhe kompanive gjermane.

Kroati Vid Banic, është një marangoz i shkolluar nga Virovitica, i cili si shumë e kroatë shkoi jashtë shtetit, në Gjermani për të kërkuar punë dhe një jetë më të mirë. Por, siç shkruan Viroviticki List, as aty nuk gjeti “tokë e premtuar”, po e ka mësuar se edhe atje lumturia varet prej të ardhurave.

“Në vendet e huaja gjithçka varet nga puna të cilën e punoni dhe se a jetoni vetëm a me familje. E gjithë kjo ndikon, ju ose duhet të jeni të kënaqur me punën ose të dëshpëroheni, njëjtë si unë”, ka thënë Banic.

Ai 4 muaj ka punuar si shpërndarës i kutive nëpër qytetet Hanover dhe Karlsruhe. Deri te punësimi ka arritur nëpërmjet një agjencioni kroat që shërben si ndërmjetësues nëpërmjet punëtorëve forcës punëtore dhe firmave gjermane.

“Mesatarisht kam pasur nga 200 deri në 250 kutia në ditë dhe kam punuar nga 16 orë në ditë”, ka shtuar Banici.

Kombin e ka vozitur vet. A gjithashtu ka komunikuar me klientët në gjuhë gjermane, ndërsa telefonin e ka pasur të hapur 24 orë në ditë.

Bashkë me punëtorët e tjerë ka jetuar në një banesë 3 dhomëshe, ku secili nga të gjashtit kanë paguar nga 200 euro në muaj. Atë që e ka fituar ka qenë mjaftueshëm për nevojat e veta personale.

Mirëpo kur kanë dashur të vijnë gruaja me dy fëmijë të vegjël të jetojnë me të, e ka llogaritur dhe e ka kuptuar që paratë që i merr nga puna e një shpërndarësi që paguhet për 1.400 në muaj, nuk janë mjaftueshëm për të jetuar.

“Qiraja për banesë në Gjermani është shumë e shtrenjtë, dhe për ne që jemi 4 pjesëtarë të familjes na duhen 1 mijë euro vetëm për banesë, ndërsa rroga ime është 1.400 euro. Bashkëshortja e cila në Kroaci ka pasur punë me orar të plotë, në Gjermani, që është nënë e dy fëmijëve të cilët ende nuk shkojnë në shkollë i lejohet të punojë me gjysmë orari, më saktësisht 4 orë në ditë. Nuk do na dilte të jetonim vetëm me rrogën time”, ka shpjeguar Banic.

Familja Banic për këto arsye ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në Kroaci. Dhe këta nuk kanë qenë të vetmit. Me të janë kthyer diku rreth 20 punonjës tjerë.

Me t’u kthyer është punësuar në firmën Brana d.o.o. , ku për disa muaj ka punuar si punëtor sezonal në serra. Dhe pastaj aty ka fituar edhe punë të rregullt.

“Kjo është një punë e mirë dhe nuk e keni idenë se sa i lehtësuar po ndihem kur po e di që kjo punë është e qëndrueshme. Nëse më duhet të zgjedh në mes punës dhe familjes, gjithmonë do të zgjedh mundësinë që na mundëson të jemi së bashku me familjen”, e ka përmbyllur historinë e tij Banic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm