E mërkurë, 8 Korrik, 2020

Vrimat misterioze në Siberi, rrezik real për jetën në tokë

Duhet të lexoni

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Rritja e temperaturave në Siberi ka shkaktuar dukurinë e shfaqjes së vrimave misterioze, kratereve në përmasa gjigante, ndërsa shkencëtarët thonë se këto mund të kenë pasoja për gjithë planetin.

“Akulli i përhershëm” në Siberi ka nisur të shkrihet, që ka për pasojë ndryshimet e mëdha në pamjen, por edhe në ekologjinë e këtij rajoni, transmeton Koha.net raportimin e medieve.

“Për herë të fundit akulli në Siberi ishte shkrirë para 130 mijë vjetësh.

Ky është një fenomen natyror që shkaktohet nga ndryshimet në orbitën e Tokës”, thotë profesori i Universitetit të Oxfordit, Gidion Handerson.

“Mirëpo, shkrirja kaq e shpejtë është pa precedent. Ngrohja që ka ndodhur para 130 mijë vjetëve ka zgjatur gjatë disa mijë vjetëve, ndërsa tani temperaturat po rriten brenda vetëm disa dekadave”, ka thënë ai.

Në rrethana normale, akulli i përhershëm rregullon nivelin e dyoksidit të karbonit në ambientin që rrethohet, duke robëruar një sasi9 të tij nga atmosfera.

Por në Siberi tani po ndodh një proces i kundërt, e meqë akulli po liron dyoksidin e karbonit, kjo do të përshpejtojë ngrohjen.

Ajo që ka shqetësuar më shumë shkencëtarët, është prania e metanit në tokë. Nga viti 2014 gjerë e gjatë nëpër Siberi janë zbuluar kratere përmasash gjigante, një nga të cilat ka pasur diametrin 15 metra.

Ndonëse ende nuk është vërtetuar asnjë nga hipotezat se pse kanë ndodhur ato, dyshohet se për hapjen e tyre ka luajtur rol prania e metanit në akull, sqaron dr. Vlladimir Romanovski, profesor i gjeofizikës në Universitetin e Alaskës.

Njerëzit që jetojnë në Siberi tashmë po ndiejnë pasojat e ndryshimeve klimaterike.

“Meqë toka po shkrin, po shemben hekurudhat, po shkatërrohen rrugët, kurse ndërtesat po fundosen. Këto tashmë po ndodhi”, raportohet nga BotaSot, përcjell GazetaOra.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Më shumë artikuj të ngjajshëm