Këto ditë këngëtarja e mirënjohur e këngës shqipe Vjollca Buqaj këto ditë niset drejt Amerikës.

Vajte ardhjet e saj në vende të ndryshme të Europës per nje kengetare si ajo tashme jane te zakonshme të karakterit profesional, koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore për mërgimtaret tanë si në Gjermani , Suedi , Slloveni etj.

Por udhëtimi drejt Amerikës për të ka një rëndësi të posacme , pasi atje ka ne studime dy djemtë e saj.

Së bashku me bashkëshortin e saj , si prind te devotshëm do te jenë ne Amerike, gjatë ceremonisë së diplomimit në studimet pasuniversitare – magjistër i ekonomisë , të djalit të tyre Blendit.

Kjo është dhe arsyeja që Vjollcën nuk e kemi parë në xhirimet e produksioneve dhe kanaleve të ndryshme televizive për festat e fundvitit .

Edhe pse e preokupuar për udhetimin e saj emocional drej Amerikes që e bënë krenare si nënë, ajo ka shfrytezuar atë pak hapësirë të kohës së lirë për të mos i braktisur adhuruesit dhe fansat e saj të shumtë , duke realizuar një potpuri së bashku me Emine Hasimin dhe Miranda Hashanin , që do të transmetohet në programin festiv të vitit të ri në RTV 21.

Kthimi i saj në Kosove do të jetë dy dite para mbatjes së xhirimeve të programit festiv në Televizionin TVR dhe ka shprehur gadishmërine që të jetë pjesë e këtij programi. ( Përgatiti – TVR )