Përbërësit:

  • 250 gr gjalpë
  • 1 gotë bollgur
  • ½ gotë sheqer pluhur
  • 2 vezë
  • 1 vanillë
  • 1 pluhur pjekje
  • 4 gota miell
  • 20 copë arra
  • 3 gota sheqer
  • 3 gota ujë
  • gjysmë lëng limoni

Përgaditja:

  1. Fillimishtë e përgatisim sherbetin, sheqerin dhe ujin e vendosim në zjarrë pasi fillon të vlojë ia shtoni lëngun e limonit dhe sherbetin e lëni të ftohët.
  2. Përveç miellit, pluhur pjekjës të gjithë përbërësit e tjerë i derdhim në një enë dhe i përziejmë.
  3. Dalë nga dalë ia shtoni miellin, pluhur pjekjën glazurës dhe e përzieni, do të përfitoni një brumë të butë.
  4. Nga ky brum ndani copa të vogla, ia japni formën dhe i rëndisni në tepsi, përmbi i lyeni më të kuqët e vezës dhe ia vendosni nga një arrë.
  5. Sheqerparet i vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, sheqerpareve ia derdhni sherbetin e ftohtë.