Vdes 17 vjeçari i therur me thikë në Prishtinë

    Policia e konfirmoi vdekjen e të riut 17 vjeçar në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra me thikë.

    “Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e ftohtë- thikë, dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

    Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.

    Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.