Përbërësit:
- 200g napolitanka me lajthia
- 300g lajthia të pjekura dhe të grira në formë të madhe
- 200g margarin
- 200g çokollatë
Kremi:
- 300g çokollatë më lajthia
- 90g margarin
- 2 lugë vaj
- lajthia për spërkatje (sipas dëshires)
Përgaditja:
- Hedhni napolitankat dhe lajthiat
- Përzieni margarinin me çokollatën e shkrier dhe menjëherë shtoni tek masa e hapit të parë
- Të gjitha i bëni bashkë dhe filloni t’i bëni në formën e rrumbullakët (kugëll)
- Vendosni në frigorifer për 2 orë derisa të forcohen
- Për kohën e pritjes e bëni kremin
- Çokollatën dhe lajthiat i shkrieni më margarin dhe vaj
- Secilën kugëll e lyeni në krem dhe e vendosni në letër për pjekje, i spërkatni me lajthia dhe i vendosni në frigorifer
- Pasi të forcohet çokollata, janë të gatshme