Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 24 luge sheqer
  • 24 luge qumësht
  • 24 luge vaj
  • 24 luge miell
  • 2 pluhur për pjekje
  • 2 lugë kakao, lëng portokalli

Kremi:

  • 2 Portokaj te ngrirë
  • 2 puding vanilje
  • 200gr sheqer
  • 4 lugë marmalatë kajsie
  • 125gr margarin
  • 500ml qumësht

Glazura:

  • 100gr çokollatë
  • 4 luge vaj

Përgatitja:

  1. Perziejmë të bardhat e vezës me sheqerin derisa të bëhet shkumë e fortë
  2. Shtojmë pastaj qumështin, vajin, miellin e përzier me pluhurin për pjekje
  3. Masën e përzijme, ndajmë në dy pjesë dhe njëres i shtojmë kakaon
  4. Pjekim dy petë në 200 gradë për 20 minuta
  5. Peta e verdhë të jetë e ftohur tërësisht e thërmojmë në grimca te vogla
  6. Për kremin portokajt e ngrirë i grijmë në rende
  7. Pak qumësht te ftohët tretim pluhurin e pudingave kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin
  8. Në qumështin që vlon shtojmë pudingat e tretura dhe përziejme derisa të trashet pudingu
  9. Pudingun e lëmë të ftohet tërësisht dhe pastaj në të shtojmë margarinën e rrahur në masë kremoze dhe perziejmë
  10. Shtojmë dhe marmelatën e kajsisë, portokallin e grirë në rende, dhe pandispanjen e thermuar dhe të gjitha bashkë i perzijmë mirë
  11. Në fund petën e kaftë e njomim me lëngun e portokallit, pastaj kremin e verdhe dhe në fund glazuren me çokollatën e shkrirë me vajin