E martë, 22 Shtator, 2020

I keni parë si ‘diva’ në skenë, por në prova tmerrojnë pa make-up!

Duhet të lexoni

Pjesëmarrje masive! Mesazhi i çdo politikani dhe partie politike…

Nga MARJON GORICA Partitë politike tashmë kanë ndezur motorrët e fushatës, për ta finalizuar më pas atë me përballjen më...

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ndërkohë që të gjithë presin me padurim natën finale të festivalit “Kënga Magjike” sonte në darkë, paparaci ynë ju sjell disa foto të protagonistëve të këtij spektakli gjigant të muzikës moderne shqiptare.

Ne na pëlqen që t’ju tregojmë pjesën që nuk e shihni në ekranet tuaja dhe një nga kuriozitetet është se si duken këngëtaret dhe prezantueset pa make-up.

Fifi, e cila prezantohet me një baladë shumë të bukur dhe pretendente për të fituar çmimin e parë, duket shumë ndryshe pa truk, por gjithsesi ajo ka një pamje simpatike. Në hyrje të Pallatit të Koncerteve ajo është takuar përzemërsisht me një djalë të cilin nuk e dimë nëse e ka të afërm apo diçka tjetër.

Prezantueset, larg pamjes perfekte pa grim

Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu janë të përzgjedhurat e Gjebreas si bashkëprezantuese për këtë edicion të “Këngës Magjike”. Vajzat kanë nga një program të tyrin në “TV Klan” dhe, përveç që janë shumë të zonjat në punën e tyre, kanë një pamje perfekte. Megjithatë, në provat e paradites para dy ditësh, ato gati nuk njiheshin. Të veshura si në përditshmëri, pa krehje të veçanta dhe pa grim, vajzat dukeshin pothuajse të zakonshme në paraqitje. Ky është një ngushëllim për të gjitha ato vajza të cilat aspirojnë perfeksion në pamje. Kot nuk thontë italianët “askush nuk është perfekt”!

Anxhela dhe Evi nuk njihen pa grim Evi Reçi dhe Anxhela Peristeri janë dy nga këngëtaret BIG, pjesë- marrëse këtë vit te “Kënga Magjike”. Anxhela është një nga pretendentet për të fituar çmimin e parë me këngën “E çmendur”, ndërkohë që në ditët e provave sheh me vëmendje konkurrentet dhe vret mendjen se kush mund të jetë tjetër një pretendent i fortë për këtë çmim.

Në jetën reale, Evi dhe Anxhela duken shumë ndryshe pa make-up, gjë që ndodh në përgjithësi me femrat bionde, të cilat ndryshojnë qind për qind të trukuara. Presim të shohim sonte se si do të shkojnë me konkurrimin.

Laura Nezha sensuale në skenë, e ëmbël jashtë saj
Laura Nezha na ka surprizuar kësaj here në “Kënga Magjike”. Ajo është prezantuar me një këngë të kompozuar nga Stine, ku kërcimi sensual bëri jo pak bujë.
Laura fitoi vjet kupën te “Dance with me” dhe mesa duket donte ta përdorte këtë pikë të fortë të saj. Në prova është shoqëruar nga motra e saj, gjithashtu shumë simpatike si Laura.

Fjolla Morina në stilin e J.Lo, ngjan bukur natyrale
Provokuese në skenë, me gjestet e Jennifer Lopez! Kështu u shfaq këtë herë në konkurrim Fjolla Morina. Duhet thënë që Fjolla ka një formë fizike të hatashme, aq sa duket e pabesueshme që është mama e dy fëmijëve. Më së shumti një performuese sesa një këngëtare, Fjolla arriti të sjellë atmosferë në skenë. Paparaci ynë e fotografoi në prova dhe duhet thënë që edhe pa grim Fjolla duket shumë bukur. Ajo ka ndryshuar shumë në vite dhe është një nga rastet fatlume ku ndryshimet i kanë dalë për mirë. Pa dyshim është një nga këngetaret më seksi të skenës sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Pjesëmarrje masive! Mesazhi i çdo politikani dhe partie politike…

Nga MARJON GORICA Partitë politike tashmë kanë ndezur motorrët e fushatës, për ta finalizuar më pas atë me përballjen më...

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve të tij. I tillë është...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Më shumë artikuj të ngjajshëm