Përbërësit:

  • 6 vezë
  • 150 g arra ose lajthia të imëta
  • 300 g + 6 lugë sheqer
  • 2 pudinga të vaniljes
  • 800 mililitra qumësht
  • 12 lugë miell
  • 200 g eurokrem
  • 300 g keksa
  • 100 g çokollatë ose 100 g eurokrem
  • 375 g margarin
  • 1 lugë vaj
  • 3-4 shlag

Përgaditja:

  1. Shtresa bazë: Të bardhët e vezës i përzieni me 6 lugë sheqer dhe i shtoni 4 lugë miell dhe një lugë vaj. E spërkasim me arra ose lajthia të imëta dhe mbi vendosim shtresën bazë. Të piqet në 200 gradë deri sa të filloj të skuqet pak. Pasi të ftohet, shtresën bazë e ktheni sipër ka arrat dhe e lyeni me eurokrem
  2. Filli: Të kuqet e vezës, sheqeri, 8 lugë miell dhe pudingun e zieni me qumësht. Pasi të ftohet bashkoni me margarin të përzier dhe e ndani në dy pjesë. Në njëren pjesë shtoni çokollatë. Mbusheni shtresën bazë, renditni keksat që mëparë i keni ulur/zbutur në qumësht, pastaj shpërndani fillin e çokollatës dhe në fund shllagun.