Përbërësit:

  • 300 gr biskota katrore
  • 200 ml qumësht të ftohët
  • 1.5 l qumësht
  • 10 luge sheqer
  • 2 sheqer vanilje
  • 5 qese puding vanilje
  • 400 ml qumësht të ftohët
  • 5 qese krem pana me pluhur për krem pana(shllag) 10 gr zhelatine pluhur

Përgatitja:

  1. Në kallëpin me madhësi 25×35 shtrijmë biskotat e njomura në qumësht, shtrijmë dy shtresa të cilat i lyejmë shumë pak mes veti me kremin e fituar vetëm sa të ngjiten mes veti
  2. Për kremin e pudinges vëmë qumështin të vlojë me sheqerin kurse paraprakisht ndajmë pak qumësht të ftohet për tretjen e pluhurit te pudingëve
  3. Kur qumështi të vlojë shtojmë pudingët e tretur dhe përziejmë derisa të trashet kremi
  4. Në nderkohë perziejmë krem panen me qumështin derisa të trashet në shkumë të fortë, dhe bashkojme me kremin e vaket të pudingut dhe e përziejmë
  5. Pastaj shtojmë edhe zhelatinën e njomur në 4 lugë uje të ftohet për 5 minuta dhe me pas e ngrohim me po atë ujë derisa të shkrihet mirë zhelatina por mos të vlojë
  6. Edhe zhelatinën e shtojmë tek kremi dhe përziejmë mirë
  7. Kremin e fituar e vendosim mbi shtresën me biskota dhe rrafshojmë mirë
  8. Përsipër dekorojmë me biskota të thermuara imet