Përbërësit:
- 1 kg mish pule
- 2 patate
Për sos:
- 1 gote te çajit jogurt
- Gjysmë gote qumësht
- 1 lugë të gjellës salcë
- 3 hudhëra
- 1 lugë të gjellës biber i zi
- 1 luge te gjellës kim
- 2 lugë të gjellës vaj vegjetal
- 1 lugë të gjellës kripë
Përgatitja:
- Qumështin, jogurtin, erëzat, vajin vegjetal dhe salcën e vendosim në një tepsi dhe e përziejmë
- Pulën e vendosim në te, 2 ore e lëmë në pritje (me sos)
- Patatet i prejmë në hallka, ia hedhim vajin vegjetal, biberin e kuq, kim-in, dhe kripen
- Në tepsi i vendosim patatet, hudhrën dhe pjesën e mbetur të pulës
- Përmbi ia derdhim pak vaj dhe e vëmë në furrë për pjekje