Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200gr margarin
  • 400gr keksa
  • 5-6 lugë sheqer
  • 2 fletë obllande
  • 12 krem banane të prera në formë kocke
  • 200gr çokollatë për zierje
  • 2 kutija keksa nga 150gr për rënditje
  • 100gr çokollatë
  • Rreth 100ml pavllakë të ëmbël

Përgaditja:

  1. 1 litër qumësht të zihet për pak kohë pastaj shtoni margarin, sheqer dhe çokollatë deri sa të fillojë të shkrihet
  2. Largoni nga plloqa dhe gradualisht shtoni keksa të bluar derisa përzierja të dendësohet
  3. Lëreni të ftohet
  4. Fillin e ndani në dy pjesë
  5. Lyeni fletën e parë të obllandës dhe rënditni keksat, vazhdoni në fletëzën tjeret dhe vendosni krem bananet
  6. Pastaj vendosni fletëzën tjetër

Për dekorim:

  1. Shkrijeni çokollatën në avull me pavllakë të ëmbël dhe vendoseni në obllandë
  2. Lereni të ftohet për disa orë