Përbërësit:
- 250g Oreo biskota
- 80g gjalpë
- 400g krem
- 5 lugë sheqer pluhur
- 300ml ajkë të ëmbël
Përgaditja:
-
- 200g biskota oreo i bluani, ndani 150g biskota oreo të bluara dhe 50g i ndani anash pasi që do të ju nevojiten më vonë për t’i hedhur mbi tortë pasi të është gati
- Shkrieni gjalpën dhe përzieni me 150g biskota të bluera. I përzieni mirë dhe masën e fituar e vendosni në një kallëp të rrumbullakët për torte. Gjërsija e kallëpit të jetë më së shumti 24cm, përndryshe torta do të jetë shumë e ulët. Kallëpin paraprakisht e lyeni me një shtresë të holle gjalpe. Bazën e shpërndani me lugë në sipërfaqe ashtu që të jetë e barabartë. Kallëpin e vendosni në frigorifer derisa baza të forcohet mirë
- Përzieni ajkën e ëmbël derisa të fiton masëne fortë në formë të shllagut. E përzieni me mikser kremin dhe sheqerin pluhur. Për derisa deshironi të jetë më e ëmbël, shtoni ende sheqer
- Bashkoni masën e ajkës në formë shllagu me kremin. Në krem përzieni me dorë mbetjet e copëzave të biskotave oreo.