Parashikohet ndryshim drastik i temperaturave

Reshje të dobëta shiu parashikohen sot në disa zona të vendit.

Meteorologët parashikojnë se në Shqipëri do të ketë edhe një rritje të ndjeshme temperaturash në vlerat ekstremale.

Sipas Meteoalb: Kthjellime të shpeshta e vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore, por vranësira të dendura dhe shira të dobët priten në ekstremet Veri-Jug.

Gjatë mesditës vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira në dy ekstremet Veri-Jug por sërish pasditja sjell kthjellim të motit në vend, përjashtuar Veriperëndimin ku ende do të ketë shira të dobët.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 5 në 19°C.