Përbërësit:
- 3 të bardhët e vezës
- 50g sheqer
- 50g lajthia të bluera
- 20g miell
Për krem:
- 2 vezë
- 3 të verdhet e vezës
- 225g sheqer
- 1 lugë sheqer vanilje
- 400ml ajkë të ëmbël
- 250g dredhëza
Përgaditja:
- Ngrohni furrën në 120 gradë. Përzieni të bardhët e vezëve me shtesë sheqer. Përzieni lajthiat dhe miellin, pastaj përzieni në të bardhët e vezëve. E mbështjellni me letër për pjekje në kallëp (ø 20cm) dhe e derdhni masën. E thani në furrë për 2-3 orë
- I përzieni vezët në avull, të verdhet e vezëve, 150g sheqer dhe sheqerin e vaniljes. Ndaras e përzieni ajkën dhe e përzieni me masën
- Dredhëzat i pastroni dhe i bëni bashkë me 75g sheqer
- Koren e pjekur e nxjerrni nga kallëpi, e largoni letrën për pjekje, dhe e ktheni prap në kallëp. Shtoni 2/3 e kremit dhe mbi të shtoni drëdhëzat. I përzieni me pirun, ashtu që të fitohet gllazura. E rrafshoni masën me kujdes, dhe e leni të ftohet për 6 orë në frigorifer. Kremin e mbetur e leni në frigorifer.
- Rreth 30 minuta para se ta shërbeni tortën e nxjerrni nga frigoriferi, që të mund të prehet mirë. E lyeni me kremin e mbetur dhe e dekoroni me dredhëzat e mbetura