Përbërësit:
- 155gr çokollatë të zezë
- 3 lugë krem
- 1 lugë sheqer të kaftë
- 1 lugë vaj
- 1 lugë kafe
- 1 lugë kakao
- Pak kripë.
Përgatitja:
- Në tenxhere vendosim pak ujë, sipër saj vendosim një enë tjetër dhe shtojmë çokollatën së bashku me kremin, sheqerin, vajin, kafen dhe pak kripë. Pastaj i shkrijmë të gjitha
- Çokollatën e shkrirë e mbulojmë me qese plastike dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta
- Me anë të luges marrim nga masa e përgaditur, dhe fillojmë të krijojmë topthat
- Kakaon e vendosim në një enë më të thellë, pastaj topthat e përgaditur i vendosim në të, duke i lyer mirë
- Topthat i rendisim në tavë, pastaj i vendosim në frigorifer dhe i lëm për 20 minuta.